Flyksa

Newsletter

30/09/2022 / 12:50

Vjeshta, stina perfekte për të shkuar në Stamboll

Vjeshta në Stamboll është kryesisht e vranët, shiu fillon në fillim të tetorit. Temperaturat ulen dhe moti bëhet shumë ideal për shëtitje dhe eksplorim të qytetit. Dhe sipas shumicës së vendasve, shtatori dhe tetori është gjithashtu një nga sezonet më të mira në Stamboll. 

Para së të vazhdoni, ne fillimisht ju njoftojmë me ofertat e përshtatshme që ka Eurokoha dhe Kosova Airlines për pushime në Stamboll, të cilat mund t’i shihni duke klikuar KETU / Pushime në Turqi.

Vjeshta konsiderohet si sezon e përkryer për të vizituar Stambollin për ata që duan të shijojnë vizitën e tyre pa turma e radhë të gjata. 

Nuk ka asgjë më të mirë se të shohësh pamjet kryesore historike të Stambollit gjatë vjeshtës, kur ngjyrat e ndryshueshme të natyrës nxjerrin në pah bukurinë e arkitekturës.

Për banorët e Stambollit, Polonezköy është një nga destinacionet kryesore për një pushim fundjavë, veçanërisht në vjeshtë, kur pyjet përreth shfaqin pamjen e tyre të re të mrekullueshme.

Të bësh një lundrim në Bosfor në Stamboll gjatë vjeshtës është një përvojë e bukur, pasi pallatet buzë detit janë të mbuluara me ngjyrat e stinës.

Në fund të verës, qytetet më të njohura bregdetare në Turqi janë pa turistë, që do të thotë se ato janë vendi i përsosur për një pushim të qetë.

Nëse kaloni vjeshtën në Stamboll ju do të vizitoni vendet e njohura me famë botërore, duke përfshirë Xhaminë Blu, Hagia Sophia dhe Pallatin Topkapi, përpara se të hipni në një traget përtej Bosforit për të eksploruar anën aziatike të qytetit. 

Turqia njihet edhe për ushqimin e saj; shijoni byrek të shijshëm në Kuzguncuk artistik, eksploroni tregun aromatik të erëzave dhe vizitoni një dyqan tradicional bakllavaje për ëmbëlsira dhe kafe turke. 

Festivale dhe ngjarje gjatë vjeshtës në Stamboll: 

-Dita e Republikës (Festa Kombëtare) (29 Tetor)

-Akbank Jazz Festival (Tetor)

-Bienalja Ndërkombëtare e Stambollit (tetor-nëntor, disa ekspozita avangarde në vende të tilla historike si Bazilika Cisterna, Hagia Irene)

-Përkujtimi i vdekjes së Ataturkut (Festa Kombëtare) (10 Nëntor, ceremoni në të gjithë Turqinë)

-Efes Pilsen Blues Festival (në fillim të nëntorit).