Për Hotelin
Pozita: Hoteli Nerton ndodhet në Side 70 km larg aeroportit të Antalias, 2 km afër qendrës së Sides.Koha e transferit: 50 minuta
Akomodimi: Hotel Nertoni ka gjithsej 170 dhoma të vendosura në dy ndërtesa. Ashenor në ndërtesën kryesore. Disa prej dhomave janë renovuar në vitin 2013/14. Dhomat janë të pajisura me kondicioner, telefon, mini bar, kasafortë (me pagesë), TV/Sat, ballkon ose terrasë, tharëse flokësh .Pishina të ndara për fëmijët me rrëshqitëse, po ashtu ka plazhin privat ku shtretërit, ombrellat dhe peshqirët janë pa pagesë.
Sporti dhe koha e lirë: Për të rriturit ky hotel përkujdeset që ata të jenë të argëtuar gjatë gjithë kohës si në mbrëmje ashtu edhe gjatë ditës me aktivitete të ndryshme si: palestër, ping pong, pikado, volejboll etj. Një herë në javë organizohet edhe nata turke, ajo përmban nje dush turk me sauna dhe masazhe (me pagesë), ndërsa fëmijët argëtohen nga grupet e animatorëve ose në këndin e lojërave për fëmijë.
Shërbimi: All inclusive
Pa pagesë: Fitnesi, bajno turke, volejbolli, pikado.Me pagesë: Masazhet, biliardot, lavanderia.
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje.
- Mëngjes për gjumashët.
- Pije, kafe/çaj dhe ëmbëlsira gjatë ditës.
- Programe animuese gjate ditës dhe në mbrëmje.
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja