Për Hotelin
Pozita: Drejtpërdrejt i shtrirë në plazh,12 km nga Manavgati, 12 km nga Side dhe 3 km nga qyteti Colakli. Aeroporti i Antalisë gjendet në një largësi prej 50 km. Koha e transferit: 60min.
Akomodimi: Ky hotel komfor posedon 356 dhom dhe 4 objekte të tjera 4 katëshe. Lobi me recepcion, restorant kryesor me terasë dhe zonën ku nuk pihet duhan, bare të tjera. Pishinë e mbyllur. Në objektin e jashtëm gjendet një pishinë e madhe me ujë të ëmbël dhe e ndarë për fëmijë dhe foshnje, si dhe një rrëshqitëse uji.
Plazhi: i gjerë me rërë. Shtretërit për rrezitje dhe ombrellat nuk paguhen.
Dhomat: janë komfore. Të pajisura me banjo/WC, tharëse flokësh, rregullator klime (çdo orë), telefon direkt, TV/Sat, minibar, sef, dysheme me tepih dhe ballkon.
Shërbimi: All Inclusive
All Inclusive (të gjitha të llogaritura): Mëngjesi, dreka, darka (tryezë suedeze), snak, pasdite kafe/çaj dhe tortë, snek mesnate, akullore. Pijet alkoolike dhe joalkoolike prej orës 10:00-00:30, në diskotekë deri në orën 02:00.
Sporti dhe koha e lirë: Të llogaritura: 2 fusha tenisi (gjatë orëve të mbrëmjes me pagesë), qendra e fitnesit, futboll, volejboll, ping-pong, pikado, boccia, banjo turke, sauna, xhakuzi, surfen, kanu. Me pagesë: Loja me birila, masazha, bilardo, video lojërat dhe sportet motorike në ujë.
Argëtimi: Programe animative me sport dhe lojëra, në mbrëmje shou, diskotekë.
Fëmijët: Pishina për fëmijë dhe foshnje, miniklubi prej 4-11 vjeç, vendi i lojës.
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi për gjumash.
- Në mesditë ushqime të ndryshme, kafe, qaj dhe ëmbëlsira.
- Programe argëtuese për të rritur dhe fëmijë.
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja