• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Hoteli për mikëpritjen, organizimin dhe gjithçka tjetër u shpërblye me shumë çmime nga operatorë dhe sondazhe online.Perëndimi i diellit askund nuk është më impresiv se këtu, prandaj edhehoteli mban këtë emër me krenari. Hoteli mban edhe flamurin e kaltër për plazhin unik në Side.

Pozita: Hoteli është i vendosur në regjionin Kumkoy, 6 km nga Side dhe 55km nga aeroporti i Antalisë.Koha e transferit: 60 min 

Akomodimi: Hoteli posedon edhe një spa që do t'ju lë pa mend, masazhe përtej ëndërrave tuaja, përkujdesje të jashtëzakonshme, terapi dhe kurime për bukurinë tuaj dhe paisje për shëndetin tuaj. Dhomat e hotelit janë të dizajnuara bukur dhe thjeshtë

Dhomat: Numri total i dhomave është 491. Dhoma standarde 208 (22m², 2+1 pax), dhoma standarde me tarracë 58 (25m², me pamje nga deti, 2+1pax) Deluxe dhoma me tarracë 51 (28m², me pamje nga deti, ballkon të madhe. 2+2 pax), Deluxe dhoma për muaj të mjaltit 9 (max2 pax, pamje nga deti dhe afër detit, me xhakuzi), suite dhoma 35 (42m², max 4 pax, një dhomë fjetje dhe një dhomë dite, disa nga suitat janë me xhakuzi), dhoma familjare 134 (35-42m², max 4 pax, dy dhoma me derë në mes). 

Plazhi: Hoteli posedon plazhin me rërë. Shtretërit, ombrellat e diellit dhe peshqirët janë pa pagesë.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

24 orë shërbim me ushqim dhe pije. Bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, ushqime të lehta gjatë ditës, dreka, shërbim me akullore pranë pishinës, koha për kafe, darka. A la carte restorant me rezervim paraprak dhe një herë gjatë qëndrimit.Të gjitha pijet alkoolike dhe jo alkoolike lokale dhe standarde të importuara. Shërbimi në dhomë ofrohet me pagesë (përveç prej 02:00 - 06:00).Poashtu raki si konjak dhe whiskey, verërat e veçanta vendore dhe të huaja, pijet energjike dhe lëngjet e freskëta të shtrydhura ofrohen kundrejt një pagese.

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: 6 fusha tenisi të forta, squash, volejboll plazhi, pingpong, qendër fitnesi, waterboll, aerobik, pikado, pilates, joga, minifutboll, futboll plazhi etj.Me pagesë: Ndriçimi i fushë së tenisit, paisjet për tenis dhe mësimet, jet-ski, banana, ringo, kanoe, sërfing etj.

Argëtim dhe aktivitete të ndryshme gjatë ditës dhe në mbrëmje performanca të ndryshme nga profesionistë. 

Crystal Sunrise Queen

Ultra All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mengjesi, dreka dhe darka sherbehet ne forme byfeje,mengjes per gjumash
  • Restaurante a la karte
  • Ne mes shujtave snak,kafe /çaj embelsira.
  • 24 orë shërbim me ushqim dhe pije
  • Shërbimi në dhomë ofrohetme pagesë 6 fusha tenisi të forta, squash, volejboll plazhi, pingpong, qendër fitnesi, waterboll, aerobik, pikado, pilates, joga, minifutboll, futboll plazhi etj.
  • Argëtim dhe aktivitete të ndryshme gjatë ditës dhe në mbrëmje performanca të ndryshme nga profesionistë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59