• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Ky hotel klasit të lartë është i njohur sidomos prej vitit 2010 kur edhe është renovuar në tërësi. Posedon shumë objekte për të rinj dhe të vjetër dhe është i vendosur drejt e në plazh. Kënaquni pafundësisht!

Lokacioni: Gjendet drejtpërsëdrejti në plazh dhe rreth 300 m nga qendra me restorante, bare dhe dyqane. Qendra e Manavgat ndodhet rreth 14 km afër.

Akomodimi: Hoteli përbëhet nga një ndërtesë kryesore dhe 7 objekte tjera shtesë. Ndërtesa kryesore përmban një lobi me recepcion, ashensorë, dyqane, parukeri, internet wireless falas në holl dhe rreth pishinës, kënd interneti, disa bare duke përfshirë një bar pishinë dhe një bar plazhi, restorantin kryesor, tre restorante A la carte (turk, italian dhe restorant peshku), kinema dhe disko.Në kopsht gjenden tri pishina noti, një me rrëshqitëse dhe një pishinë relaksi, tarracë për rrezitje.

Dhomat: Të mobiluara me shije dhe me ajër të kondicionuar (në orë të caktuara), TV, minibar dhe kasafortë. Banjo me vaskë / dush dhe tharëse flokësh, ballkon francez.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Mëngjes, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjes për gjumashë. Pijet lokale alkoolike dhe joalkoolike gjatë 24 orëve, lëngjet e freskëta me pagesë. Gjatë qëndrimit tuaj një here mund të shfrytëzonin restorantin A la carte (me rezervim).Snacks gjatë ditës, çaj gjatë pasditës, snack mesnate. Minibari mbushet çdo ditë me ujë dhe pije freskuese.Sporti dhe koha e lirë: Aerobik, basketboll, bilardo, volejboll plazhi, hark, boccia, pingpong, palestër, tenis. Argëtim për të rinj dhe të vjetër, kërcime të ndryshme. Një qendër wellness, pishinë, banjo turke dhe saunë. Trajtimet e ndryshme në wellness qendër dhe masazhet me pagesë.

Fëmijët: Shesh i ndarë lojërash për fëmijë, mini klub (4 - 11 vjeç), junior club (12 - 16 vjeç) dhe bufe për fëmijë (drekë dhe darkë).

Sunis Elita Beach

Ultra All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi A-la carte (një herë për person gjatë qëndrimit dhe me rezervim) dhe mëngjesi fshatar
  • Meze dhe supë në mesnatë
  • Pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira
  • Të gjitha pijet freskuese, ato lokale alkoolike dhe disa të importuara shërbehen 24 orë në ditë
  • Bari i qumështit për fëmijë, nga ora 10.00 - 00.30
  • Minibari për çdo ditë mbushet me pije freskuese dhe nga 1.5 litra ujë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59