• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Pozita: Objekt i udhëhequr nga një menaxhment me mjaft përvojë i cili shtrihet në periferi të një zone të mbrojtur natyrore.Eshtë rreth 7 km larg Sides, 5 km nga Manavgati dhe 70 km nga Aeroporti i Antalisë.Koha e transferit: 70 minuta.

Akomodimi: Objekti gjashtëkatësh me 348 dhoma, ofron në shërbim një recepcion me atriumlobi dhe lobibar, shensorë panoramikë, restorant brenda dhe jashtë objktit, me zonë për joduhanxhinjë, dy restorante A-la carte, bare tjera, pianobar, tarracë mbi godinë, diskotekë, sallë televizori, fushë për lojëra, sallë konferencash, shitore, floktar, fotograf dhe pishinë të mbyllur. Në kopshtin e gjerë dhe të kultivuar gjendet një pishinë, me aneks të nda rë për fëmijë dhe rëshqitëse të ujit. Mjeku i hotelit dhe infermierja (me orar të caktuar), si dhe Rent a car.

Plazhi: Plazhi me rërë të trashë, me një rënie të pjerrët në det. Pa pagesë: Ombrellat, shtretërit, dhe peshqirët, në plazh dhe pranë pishinës. Mbulesat me pagesë.

Dhomat: Dhomat kanë hapsirë prej 22 m², të pajisura me banjë/WC, tharëse flokësh, TV/Sat, telefon, radio, minibar, kasafortë, dysheme me tepih, rregullator klime (me orar të caktuar) dhe ballkon (pjesërisht me pamje nga deti).

Shërbimi: All Inclusive

Mëngjesi, dreka dhe darka, në formë bufeje, mëngjesi për gjumashët. Në mesnatë meze të lehta; pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira. Të gjitha pijet freskuese dhe ato alkoolike të vendit, prej orës 10.00-03.00. Restorante A-la carte, me kuzhinë turke dhe specialitete peshku (me rezervim). Minibari mbushet për çdo ditë nga dy herë me nga 0,5 l ujë dhe dy herë me nga 0,3 l uji mineral. 

Sporti dhe koha e lirë Pa pagesë: Katër fusha tenisi, rek-etët dhe topat për tenis, basketboll, pingpong, volejboll plazhi, boccia, pikado, fitnes, gjimnastikë, saunë, banjë turke dhe animacione të ndryshme, me mbrëmje të herëpasëhershme gazmore.Me pagesë: Ndriçimi për tenis, bilardo, kalërimi (ofertat nga tregtarët lokalë) masazhi dhe xhakuzi. Sportet e ujit ofrohen nga ana e tregtarëve lokal në plazh.

Fëmijët: Pishina e veçantë për fëmijët, miniaquaparku, miniklubi për fëmijët prej 4-12 vjeç, dhoma dhe fusha e lojërave për fëmijë, animacione për fëmijë, bufe për fëmijë (në mbrëmje) dhe minidisko. 

Dado, sipas dëshirës dhe me pagesë.

Grand Prestige

All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka, në formë bufeje, mëngjesi për gjumashët
  • Në mesnatë meze të lehta; pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira
  • Të gjitha pijet freskuese dhe ato alkoolike të vendit, prej orës 10.00-03.00
  • Restorante A-la carte, me kuzhinë turke dhe specialitete peshku (me rezervim)
  • Minibari mbushet për çdo ditë nga dy herë me nga 0,5 l ujë dhe dy herë me nga 0,3 l uji mineral
  • Lëngjet e shtrydhura nga frutat e freskëta, me pagesë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59