• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Qendra turistike Kizilac është direkt e shtrirë në pjesën e Detit Mesdhe, që e bënë një destinacion të kërkuar nga ju.
Me një pamje të mrekullueshme të detit dhe plazhit të gjerë prej 250 metrash ofron relaksim dhe qetësi.

Pozita: Ky hotel mahnitës shtrihet direkt në plazhin me rërë dhe guralecë.  Ndodhet rreth 75 km nga aeroportit i Antalias. Koha e transferit: 80 min.

Akomodimi: Hoteli posedon gjithsej 399 dhoma nga të cilat 80% kanë pamje nga deti për shkak të pozitës që ka ky hotel i mrekullueshem. Këtu secila dhomë është e pajisur me klimatizim, telefon me lidhje direkte, LCD dhe LED TV/Sat, minibar, ballkon, banjë/WC. Lyra resort i mirëpret mysafirët e saj në 286 dhoma të vendosura në godinën qendrore prej te cilave 3 janë suita, 82 dhoma familjare, 198 dhoma standard dhe 3 dhoma për të hendikepuar. Gjithashtu Lyra resort ofron 113 dhoma në klube nga të cilat 55  janë familjare dhe 58 dhoma standard në klube.

Plazhi: Hoteli posedon plazhin e vet privat me rërë dhe guralecë dhe ka një shtrirje prej 250 metra gjerësi. Ombrellat, shtretërit për rrezitje dhe peshqirët janë pa pagesë.

Shërbimi: All Inclusive

Mëngjesi dreka dhe darka në formë bufeje. Mëngjesi për gjumashë.Shërbimi i pijeve pa pagesë ofrohet deri në ora 02:00.Hoteli posedon 6 restaurante a la carte, si restauranti italian, restauranti me ushqim të detit, restauranti me ushqime tradicionale turke, me specialitete të lindjes së largët dhe restauranti meksikan.Gjatë kohës sa qëndroni mund të përdorni një herë sipas dëshirës njërin nga restaurantet, me rezervim paraprak.

Sporti dhe koha e lirë:  Me pagesë: spa qendër, qendra e bukurisë, internet kafe, masazhe, xhakuzi, hokej në ajër, sportet e ujit, kanoe, loja me brila, luna parku etj.            Pa pagesë: fitnesi, saunë, banjë turke, masazh, basketball, volejboll, disko, aerobik, shah, kinema etj.

Argëtimi: Animacione të ndryshme të herë pashershme.

Fëmijët: Dy pishina të fëmijëve,  rrëshqitëse uji, miniklub (për fëmijët 4-12 vjeç). 

Lyra Resort

All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka shërbehet në formë bufeje, mëngjes për gjumashë
  • Restaurante a la karte
  • Në mes shujtave snack, kafe / çaj dhe ëmbëlsira.
  • Pije alkoolike dhe joalkoolike deri në ora 02:00 të mëngjesit
  • Fitnesi, saunë, banjë turke, masazh, basketball, volejboll, disko, aerobik, shah, kinema
  • Animacione të ndryshme të herë pashershme
  • Dy pishina të fëmijëve, rrësh-qitëse uji, miniklub (për fëmijët 4-12 vjeç)

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59