• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Ky klub simpatik pushimesh pret mysafirë të të gjitha moshave, me shërbimin e tij të njerëzishëm dhe mikpritës. Pozita e mirë e plazhit dhe ofertat e shumta sportive dhe animuese do të bëjnë që secila ditë e pushimit të shijohet me kënaqësi.

Pozita: Hoteli shtrihet direkt në plazh, rreth 23 km nga Manavgati, 29 km nga Side dhe 86 km nga aeroporti. Koha e transferit: rreth 60 minuta.

Akomodimi: Ky klub pushimesh posedon gjithsej 323 dhoma, të shpër-ndara në godinën kryesore dhe në-për bungalo.Recepcion të këndshëm me lobi dhe bar, ashensor, sallë televizori, res-torant kryesor me tarracë, bare të ndryshme, kafiteri, dhe pishinë të mbyllur. Jashtë objektit, në kopshtin e mbajtur për mrekulli, gjenden dy pishina me aquapark dhe pishina për fëmijë. Zyrë për këmbim valutash, dyqane të ndryshme, Rent a car, fotograf, floktar dhe mjek (me pagesë).

Plazhi: Hoteli shtrihet direkt në pla-zhin privat, me rërë dhe guralecë.

Dhomat: Dhomat janë të rregulluara me mjaft shije dhe të gjitha posedojnë banjë/dush/WC, tharëse flokësh, klimatizim, telefon direkt, TV/Sat, kasafortë, minifrigorifer dhe ballkon.Dhomat familjare janë të pajisura ngjashëm me dhomat tjera, por janë më të mëdha dhe kanë nga një shtrat shtesë. Dhomat standarde nëpër bungalo përbëhen nga një dhomë për fjetje, ndërsa suitat kanë nga dy dhoma të ndara për fjetje, me nga një tarracë.

Shërbimi: All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë:  Pa pagesë: Tenisi (ndriçimi me pagesë), gjuajtje me hark, vaterpolo, volejboll plazhi, pikado, aerobik, qen-dër fitnesi, pingpong, saunë, banjë turke, xhakuzi, minigolf dhe futboll i vogël. Me pagesë: Ndërrimi i pesh qirëve, masazhi, depilimi, interneti si dhe sportet e ujit, të cilat ofrohen nga tregtarët vendorë në plazh, siç janë zhytja, barkë me pedale, kanu, jet-ski, ski mbi ujë, banana.

Argëtimi: Animacione të shumta dhe programe të tjera argëtuese.

Fëmijët: Pishinë për fëmijë, aquapark, animacione, miniklub, fushë lojërash dhe bufe për fëmijë

Barbaross Pasha’s

All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje; mëngjes për gjumashët
  • Meze të ndryshme, kafe/çaj dhe ëmbëlsira, në mesnatë supë
  • Pijet vendore alkoolike dhe joalkoolike, prej orës 10.00 - 01.00
  • Tenis, gjuajtje me hark, pikado, boccia, top mbi ujë, volejboll plazhi, aerobik, qendër fitnesi, pingpong, saunë, banjë turke, xhakuzi, minigolf dhe futboll i vogël
  • Animacione dhe programe të tjera argëtuese
  • Ombrellat, shtretërit dhe mbulesat pranë pishinës dhe në plazh

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59