• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Ky hotel i udhëhequr mirë, për shumë vite konsiderohet si njëri nga hotelet më të preferuar në Side. Komfori dhe shërbimi në nivelin ndërkombëtar vizitorëve u garantojnë pashmangshëm pushime të këndshme.

Pozita: Kompleksi i gjerë hotelier gjendet rreth 450 metra larg nga plazhi prej rëre dhe zhavorri. Qendrën e Sides e keni rreth 7 km. Janë në dispozicion taksitë dhe lidhjet me kombibus. Koha e transferit: rreth 70 minuta.

Akomodimi: Kompleksi i përbërë nga dy godina kryesore dhe disa ndërtesa anësore dykatëshe, me formën e vilave, disponon gjithsej 371
dhoma. Në objekt bëjnë pjesë edhe salla e pranimit me recepcion, vendet për ulje, ashensori dhe dhoma për TV si dhe restoranti i tipit bufe me tarracë të jashtme, dy restorante A-la-carte (15.05–30.09), bare, diskotekë, shitore, floktore dhe hapësira për relaksim. Në kompleksin e jashtëm ndodhet hapësira e pishinave me ujë të ëmbël me rrëshqitëse uji, tarraca dielli dhe snackbari  i pishinës. Shtretërit dhe çadrat e diellit, në pishinë dhe në plazh, pa pagesë, ndërsa peshqirët e larjes jepen me kaucion.

Plazhi: Plazhi me rërë dhe zhavorr gjendet vetëm 450 metra larg hotelit. Shtretërit dhe çadrat e diellit, pa pagesë, peshqirët, me kaucion.

Dhomat: Dhomat në ndërtesat kryesore janë të rregulluara në mënyrë moderne dhe kanë banjë/WC, tharëse flokësh, telefon direkt, kasafortë, TV/Sat me kanal muzikor, një frigorifer të vogël, klimatizim (në orë të caktuara) dhe ballkon ose tarracë.

Suitat familjare: Gjenden në ndërtesat e ngjashme me vila dhe, duke pasur pajisje të njëjtë me dhomat dyshe, kanë nga dy dhoma gjumi (njëra prej tyre me shtrat dykatësh) ndërsa veç kësaj, edhe një kthinë ndeje dhe gjumi, me derë lidhëse.

Shërbimi: All inclusive


Sporti dhe koha e lirë:  Pa pagesë: fushë tenisi (me dritë nate dhe pajisje, kundrejt pagesës), volejboll plazhi, basketboll, futboll të vogël, pingpong, pikado, sallë fituesi, saunë, banjë turke. Me pagesë: terminali për internet, lojërat Atari, bilardo, kurse tenisi, masazh dhe të gjitha shërbimet në pjesën për relaksim si dhe sporte të ndryshme uji në plazh, të ofruara nga ofrues të jashtëm.

Argëtimi: Gjatë ditës animacion të ndryshme me sport dhe lojëra. Natën, herë pas here shou dhe muzikë live.

Fëmijët: Miniklub (4-12 vjeç ) me përkujdesje në gjuhën gjermane dhe animacion në orë të caktuara të para ose pasdites, tri pishina të veçanta për fëmijë, një kënd lojërash për fëmijë, minidisko dhe mini bufe.

Otium Eco Club

All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi A-la carte (një herë për person gjatë qëndrimit dhe me rezervim) dhe mëngjesi fshatar
  • Meze dhe supë në mesnatë
  • Pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira
  • Të gjitha pijet freskuese, ato lokale alkoolike dhe disa të importuara shërbehen 24 orë në ditë
  • Bari i qumështit për fëmijë, nga ora 10.00 - 00.30
  • Minibari për çdo ditë mbushet me pije freskuese dhe nga 1.5 litra ujë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59