• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Duke iu falënderuar hapsirës së gjerë që disponon ky objekt komfor i klasit të mesëm, ofron kushte të shkëlqyera për pushime familjare.

Pozita: Side/Kumköy. I shtrirë larg plazhit të bukur vetëm 300 metra, ndërsa nga Side 4 km dhe nga aeroporti 65 km. Koha e transferit: 70 minuta.

Akomodimi: Objekti posedon gjithsej 303 dhoma, me një sallë të bukur për pritje, me recepcion dhe lobi, restorant kryesor dhe me terasë, pishinë me bar, me ushqime çasti, diskobar dhe pishinë të mbyllur.Në objektin e jashtëm të rregulluar mirë gjendet një pishinë e madhe me ujë të ëmbël, me aneks edhe për fëmijë, i hapur varësisht nga koha.Shtretërit e rrezzitjes janë pa pagesë, ndërsa mbulesat dhe peshqirët me pagesë. Në hotel gjenden edhe butiqe të ndryshme, minimarketi, argjentari, flokëtari, rent-a-car dhe mjeku. 

Plazhi: Hoteli posedon plazhin e vet të gjerë dhe të gjatë, larg vetëm 300 metra. Karriget e plazhit janë pa pagesë, ndërsa mbulesat dhe peshqirët me pagesë.

Dhomat: Dhomat e hotelit janë të renditura me shije të theksuar dhe që të gjitha janë të pajisura me banjo/WC, tharëse flokësh, aparate klimatizimi (me pagesë), sef, TV/Sat, telefon me dalje direkte, minifrigorifer, dysheme me tepih dhe ballkon.

Shërbimi All Inclusive

Mëngjesi, dreka dhe darka në formë byfeje. Mëngjesi edhe për gjumashët. Gjatë ditës ushqime të çastit, kafe, çaj dhe ëmbëlsirë; supë mesnate. Të gjitha pijet vendore alkoolike dhe joalkoholike, prej orës 10:00-24:00. Me pagesë: Të gjitha pijet në barin e diskotekës, lëngjet nga frutat e freskëta, akulloret dhe pijet e importuara alkoolike. 

Sporti dhe koha e lirë Pa pagesë: Një fushë tenisi (dritat, kurset dhe pajisjet e tenisit me pagesë), aerobik, pikado, ping-pong, vaterpoll, volejboll, basketboll dhe futboll në plazh. Me pagesë: Bilardo, masazhi, banjo turke, sauna dhe sportet e ujit, që ofrohen nga tregtarët vendës. 

Argëtimi: Çdo ditë programe animuese dhe argëtuese. 

Fëmijët: Miniklubi për fëmijë prej moshës 4-12 vjeç (i hapur prej orës 10:00-12:00 dhe 15:00-17:00). 

Të tjera: Kafshët shtëpiake janë të ndaluara.

Hotel Side Corolla

All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi për gjumashët
  • Pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira
  • Të gjitha pijet freskuese, ato lokale alkoolike shërbehen prej orës 10:00 - 24:00
  • Miniklubi për fëmijë prej moshës 4-12 vjeç (i hapur prej orës 10:00-12:00 dhe 15:00-17:00).
  • Minibari për çdo ditë mbushet me pije freskuese dhe nga 1.5 litra ujë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59