• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Pozita: Rreth 3 km në perëndim të Sides, afër 30 minuta shëtitje nëpër plazh deri në qendër të Sides. Ekzistojnë lidhje të mira me minibus. Koha e transferit: rreth 60 minuta.

Akomodimi: Kompleks i rinovuar kohëve të fundit, përbëhet nga disa ndërtesa 3-4 katëshe dhe posedon gjithsej 338 dhoma.Në dispozicion ka edhe lobin me recepcion, ashensorë, restorant të brend-shëm dhe të jashtëm me zonë për joduhanxhinjë, 3 restorante A-la carte, bare, ëmbëltore, dyqane, floktar dhe pishinë të mbuluar.Në oborrin e rregulluar për mrekulli gjendet pishina e madhe me ujë të ëmbël, një pishinë tjetër me tarracë për rrezitje dhe bari pranë pishinës. 

Plazhi: Plazhi me rënie të lehtë në det, bar në plazh. Ombrellat, shtretërit, mbulesat dhe peshqirët në plazh dhe pranë pishinës, pa pagesë.

Dhomat: Dhomat standarde: Të rre-gulluara me mjaft shije, të rinovuara kohëve të fundit.Posedojnë dush/WC, tharëse flokësh, telefon direkt, TV/Sat me kanal muzi-kor, minibar, kasafortë, dysheme nga laminati, klimatizim (me orar të caktuar) dhe ballkon.Në dispozicion janë edhe dhomat për joduhanxhinjë dhe për të hendi-kepuarit.Dhomat Deluxe: Të rregulluara sikur dho mat standarde, por pak më të mëdha me mundësi edhe për një shtrat shtesë.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë Pa pagesë: 2 fusha të forta të tenisit, reketët dhe topat e tenisit, volejboll në plazh, badminton, pingpong, gjuajtje me hark, surfim (me licencë), kanu, anije me pedale, fitnes, aerobik dhe hamam. Me pagesë: Masazhi dhe sportet e ujit që ofrohen nga shitësit vendës në plazh.Argëtimi: Minigolfi, pikado, bilardo, dhoma e leximit, dhoma e TV-së. Animacione gjatë gjithë ditës, 6 herë në javë shfaqje në mbrëmje.

Fëmijët: Pishina e veçantë, miniklubi (4-12 vjeç), animacion për fëmijët, bufe speciale për fëmijët, fushë lojërash, dhomë lojërash dhe minidisko.

Mirëqenia: Qendra e mirëqenies po-sedon disa dhoma masazhi.Ofron tretmane kundër celulitit, kun-dër stresit, aromaterapi, shiatsu dhe masazh tajlandez.

Barut Hotels Hemera

Ultra All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjes për gjumashët
  • Pasdite kafe/çaj dhe ëmb-ëlsira, aku llore (në orë të caktuara)
  • Tre restorante A-la carte me specialitete (me rezervim)
  • Të gjitha pijet freskuese dhe ato alkoolike të vendit nga ora 10.00 - 01.00 (njëri prej bareve është i hapur non stop)
  • Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese
  • Lëngjet e shtrydhura freskët janë me pagesë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59