• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Ky hotel i menaxhuar mirë, ju ofron ditë çlodhëse dhe një pushim të këndshëm, në një atmosferë të përzemërt.Qendra e Sides, me shumë dyqane dhe mundësi argëtimi, gjendet në afërsi të hotelit.

Pozita: Objekti shtrihet drejtpërdrejt në plazhin e gjatë me rërë, rreth 3 km larg nga Side dhe 10 km nga Manavgati, ndërsa nga Aeroporti i Antalisë 60 km.Koha e transferit: rreth 70 minuta.

Akomodimi: Kjo godinë simpatike e zinxhirit të hoteleve Barut ka gjithsej 218 dhoma dhe 103 apartamente, me një lobi të rregulluar këndshëm, restorant kryesor, me pjesë për joduhanxhinjë, pastaj restorant A-la carte, bare të ndryshme, ëmbëltore, diskotekë dhe dhomë konferencash.Në kopshtin e mbajtur mirë gjenden dy pishina, me anekse për fëmijë, pastaj disa dyqane, floktar, Rent a car, internet si dhe mjeku (me pagesë).


Plazhi: Plazhi është i gjatë, i gjerë dhe i rrafshët, me rërë të imët dhe me një rënie pak të pjerrët në det. Shtretërit, ombrellat e dielli, mbulesat dhe peshqirët pa pagesë.

Dhomat: Dhomat janë të rregulluara me plot shije, posedojnë banjë/WC, tharëse flokësh, klimatizim, telefon me lidhje direkte, TV/Sat,kasafortë (mund të merret me pagesë) dhe janë të pajisura me dysheme me tepih dhe ballkon. Dhomat familjare janë të pajisura ngjashëm, mirëpo kanë nga dy dhoma që lidhen me një derë.

Shërbimi: All Inclusive


Sporti dhe koha e lirë Pa pagesë: Një fushë e fortë tenisi, pastaj qendra e fitnesit, pingpongu, volejbolli në plazh, banja turke, sauna dhe minigolfi. Me pagesë: Masazhi, bilardo dhe sportet tjera të ujit, të cilat ofrohen nga tregtarët në plazh. 

Argëtimi: Animacione të ndryshme dhe programe të tjera të larmishme argëtuese, me shou dhe muzikë të gjallë.

Fëmijët: Pishinë për fëmijë, miniklub prej 4-12 vjeç, fushë lojërash për fëmijë, ulëse të posaçme për fëmijë në restorant, shtretër pa pagesë për foshnje, ndërsa dadoja është me pagesë.

Barut Hotels Arum

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, me kënd dietal
  • Gjatë ditës meze, pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira, sandviç në mesnatë, akullore (në orët e caktuara)
  • Pijet lokale freskuese dhe alkoolike, por edhe disa të importuara
  • Restoranti A-la carte (me paralajmërim)
  • Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese, birrë dhe verë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59