• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Pozita: Në plazh, rreth 4 km në lindje të Sides dhe 65 km larg Aeroportit të Antalisë. Ekzistojnë lidhje të mira me minibus.  

Koha e transferit: rreth 70 minuta. Akomodimi: Ky kompleks për push-im, shtrihet në një ambient me pisha në hapësirën prej 82.000 m² dhe përbëhet nga dy ndërtesa kryesore, me 224 dhoma dhe nga disa bungallo dytrekatëshe, me gjithsej 476 dhoma. Posedon lobin me bar në lobi, ashensorë (në ndërtesat kryesore), restorant të brendshëm dhe të jashtëm me zona për joduhanxhinjë, 7 restorante A-la carte, bare, çajtoren orientale, barin për birrë, ëmbëltore, sallë për konferenca, dyqane, floktar dhe qendër të bukurisë.Në kopsht gjendet kompleksi i pishinave, aquaparku, pishina për relaksim. 

Plazhi: Plazh i gjatë me rërë, me rënie të lehtë në det, me bar në plazh dhe dy klube të plazhit (për të rritur dhe familje, varësisht nga moti). Dy shtigje për larje (vetëm për të rritur). Ombrellat e diellit, shtretërit, mbulesat dhe peshqirët janë pa pagesë si në plazh, ashtu edhe pranë pishinës.

Dhomat: Dhomat në ndërtesën kryesore të deko­ruara në mënyrë moderne, të pajisura me banjë/WC, tharëse flokësh, telefon me lidhje direkte, TV/Sat me kanale muzikore, minibar, kasafortë, dysheme me tepih, klimatizim (me rregullim individual) dhe ballkon. Në dispozicion janë edhe 7 dhoma për personat e hendikepuar.

Dhomat në bungallo: Të pajisura njëjtë si dhomat në ndërtesën kryesore, por me dush/WC, dysheme me pllaka dhe ballkon apo tarracë. 

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë Pa pagesë: 4 fusha të tenisit, reketët dhe topat e tenisit, volejboll në plazh, streetball, pingpong, kanu, surfim (me licencë), dhomë fitnesi, saunë, hamam dhe banjë me avull.Me pagesë: Ndriçimi në fushat e tenisit, fushat e sportit me barë, futbolli në tavolinë, loja me birila dhe masazhi.

Fëmijët: Pishina për fëmijë, miniklubi (4-12 vjeç), juniorklubi (13-16 vjeç), animacioni për fëmijë, fusha e lojës për fëmijë, dhoma e lojës, bufeja për fëmijë, minidisko, këndi për foshnje, dado (sipas kërkesës dhe me pagesë).

Voyage Sorgun

Ultra All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi A-la carte (një herë për person gjatë qëndrimit dhe me rezervim) dhe mëngjesi fshatar
  • Meze dhe supë në mesnatë
  • Pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira
  • Të gjitha pijet freskuese, ato lokale alkoolike dhe disa të importuara shërbehen 24 orë në ditë
  • Bari i qumështit për fëmijë, nga ora 10.00 - 00.30
  • Minibari për çdo ditë mbushet me pije freskuese dhe nga 1.5 litra ujë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59