• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Ky hotel lukzos dhe i ri ju krijon ndjenjën e parajsës pranë plazhit dhe ujit të kristaltë. Është ideal si për pushim familjar poashtu edhe për çifte.

Pozita: Hoteli është i vendosur në regjionin Alara, 36 km nga Alania dhe 90km nga Aeroporti i Antalias. Koha e transferit: rreth 110 minuta.Akomodimi: Hoteli posedon 266 dhoma në një ndërtesë me 6 kate 208 jane dhoma standarde me (24m², shtrat francez + një shtrat + sofa, max 2+2 pax), dhoma standarde superiore janë 30 (35m², max 4 pax).

Dhoma familjare janë 18 (37m², dy dhoma gjumi me derë ndarëse në mes, një banjë, max 4 persona), suita janë 4, (50m², një dhomë gjumi me pjesën e ndejës, një banjë me xhakuzi, max 3 persona) dhe Tower Suita 6, suita në kullë (45m², një dhomë gjumi me pjesën e ndejës, një banjë me Jacuzzi, VIP dizajn, max 3 persona).


Shërbimi: Ultra All Inclusive

Bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, dreka, ushqim i lehtë i pasdites, ëmbëlsira, kafe, çaj, darkë dhe bufe e hapur në orët e vona. Të gjitha pijet joalkoolike dhe alkoolike vendore dhe standarde të importuara. Mini bari rimbushet çdo ditë me ujë dhe lëngje.A la carte restorantet me rezervim paraprak dhe shfrytëzohet një herë gjatë qëndrimit. Bufe dietale dhe bufe për fëmijë janë në restorantin kryesor.Nuk janë te përfshira në koncept: pijet alkoolike luksoze të importuara, lëngu i freskët i pemëve, verërat speciale, shërbimi në dhomë, a la carte restorantet nuk lejohen për fëmijët nen moshën 7 vjeçare. 

Plazhi: Hoteli posedon plazh privat, me rëre dhe guralec, shtretërit, peshqirët dhe ombrellat janë pa pagesë. 

Sporti dhe koha e lirë: Pishinë e brend-shme dhe e jashtme, pishinë për fëmijë, rrëshqitëse uji, palestër sportive, saunë, banjë turke, xhakuzi, teren tenisi, volejbolli, basketbolli janë pa pagesë. Ndriçimi dhe pajisjet për tenis, orët për tenis, masazhi, SPA qendra, bilardo, sportet ujore dhe shkolla për zhytje janë me pagesë shtesë. 

Fëmijët: Programe argëtuese, gara të ndryshme gjatë ditës, show program në mbrëmje, mini klub për fëmije dhe programe për fëmijë.

Raymar Hotels

Ultra All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka shërbehen në formë bufeje,mëngjes për gjumashë
  • Restaurant a la carte
  • Në mes shujtave snack, kafe/çaj dhe ëmbëlsira
  • Pije alkoolike dhe joalkoolike gjate 24 orëve
  • Pishinë e brendshme dhe e jashtme, pishinë për fëmijë, rrëshqitëse uji
  • Palestër sportive, saunë, banjë turke, xhakuzi, teren tenisi, volejbolli, basketboll

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59