• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Godinë elegante, oborr elegant me kompleksin e pishinave, plazhi i mrekullueshëm me rërë të imët, ju presin të kaloni pushime të paharruara. Edhe për fëmijët ka oferta të shumta loje dhe argëtimi, krahas dy pishinave të veçanta për ta.

Pozita: Ky hotel i hapur në vitin 2005 gjendet në lokalitetin turistik Kizilagaç, rreth 15 km nga qendra e Sides dhe rreth 80 km nga aeroporti i Antalisë. 

Koha e transferit: rreth 90 minuta.

Akomodimi: Një kompleks hotelieri madh dhe modern, disponon me mbi 801 dhoma në një godinë gjashtëkatëshe. Lobi me recepcion dhe bar, restorant kryesor me tarracë të jashtme, disa restorante A-la carte, bar pishine, bar plazhi, kënd televizioni, diskotekë, dyqane të ndryshme. Në oborrin e madh dhe të gjelbëruar gjendet kompleksi i pishinave me katër rrëshqitëse uji dhe pishinë të veçantë për fëmijët. 

Plazhi: Plazhi i bukur me rërë ndahet nga oborri i hotelit përmes një rruge automobilistike, mirëpo plazhi arri-het në mënyrë komode përmes një nënkalimi. Ombrellat e diellit, shtretërit, pesh-qirët dhe mbulesat, pranë pishinës dhe në plazh janë pa pagesë.

Dhomat: Janë të orenditura në më-nyrë moderne, me banjë/WC, tharëse flokësh, klimatizim, minibar, kasafortë me qira, TV/Sat, telefon direkt, dysheme me tepih, ballkon, shumica me pamje nga deti.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: 2 fusha të forta të tenisit, pingpong, basketboll, volejboll plazhi, pikado, fitnes, aerobik, banjë me avull,  banjë turke, saunë dhe animacion në gjuhë të ndryshme gjatë tërë ditës. Me pagesë: Dritat për fushat e te-nisit, pajisjet dhe kurset për tenis, bilardo, loja me birila, sportet e ndryshme të ujit që ofrohen në plazh, interneti, masazhi dhe tretmanet në qendrën Wellness & Spa.

Fëmijët: 2 pishina për fëmijë, mini-klubi për fëmijët prej 4-12 vjeç, meny për fëmijët në restorant, dado sipas kërkesës dhe me pagesë.

Crystal Admiral

Ultra All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
  • Mëngjesi për ata që zgjohen vonë
  • Gjatë ditës ushqime të lehta, pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira
  • Në përmbyllje të ditës supë mesnate
  • Me rezervim paraprak dhe një pagesë simbolike (5 EUR për person) mund të shijohen specialitete në restorantet A-la carte (një herë gjatë qëndrimit)
  • Pijet lokale alokoolike dhe joalkoolike nga ora 10.00 – 24.00
  • Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59