• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Pushuesit e pasionuar, aventurierët aktivë si dhe fëmijët, pastaj tinejxherët dhe të rriturit, adhurojnë me të madhe komforin dhe ofertat e shumta sportive e animuese të këtij hoteli ekskluziv dhe të pajisur për mrekulli

Pozita: Hoteli shtrihet drejtpërdrejt në plazh. Aeroporti i Antalisë është larg 75 km, ndërsa qyteti Manavgat 10 km. 

Koha e transferit: 90 minuta.

Akomodimi: Kompleksi komfor hotelier posedon gjithsej 1.023 dhoma, të cilat pjesërisht gjenden në objektin kryesor dhe disa tjera në 229 vilat në plazh. Hoteli ka një lobi të bukur me recepcion dhe bar, një restorant kryesor dhe 3 restorante tjera A-la carte. Në kopsht gjenden 4 pishina, njëra me përmasa gjysmëolimpike, ndërsa një tjetër me rrëshqitëse uji dhe me aneks të ndarë për fëmijë. Tarracë dielli, floktar, sallon zbukurimi dhe Thalassoterapi.

Plazhi: Hoteli shtrihet direkt në pla-zhin me rërë. Shtretërit për rrezitje, mbulesat dhe ombrellat për diell pa pagesë, ndërsa peshqirët një herë në ditë, pa pagesë (të tjerët me pagesë).

Dhomat: Dhomat janë të rregulluara me plot shije. Të gjitha me banjë/WC, tharëse flokësh, rregullator klime (me orar të caktuar), telefon, TV/Sat, internet, minibar, dysheme me tepih dhe ballkon. Dhomat familjare janë të mobiluara ngjashëm me dhomat standarde, por ato kanë një dhomë më tepër për fjetje.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë: Me pagesë: Një fushë futbolli, Thalassoterapia, golf i simuluar, internet, xhakuzi, park për kohë të lirë, biçiklizëm, masazh, saunë, banjë tur-ke, bilardo, squash, lojë me birila, Go-Kart, si dhe të gjitha sportet e ujit.

Qendra e tenisit: 6 fusha tenisi (pajisja, orët e tenisit dhe ndriçimi, me pagesë).

Fëmijët: Aquaparku me rrëshqitëse uji dhe me pishinë të ndarë për fëmijë. Miniklubi për fëmijët (4-12 vjeç), klubi i tinejxherëve (13-16 vjeç).

Silence Beach Resort

Ultra All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
  • Dreka dhe darka edhe A-la carte (rezervimi i preferueshëm)
  • Mëngjes për gjumashë, çaj/kafe dhe ëmbëlsira, si dhe supë mesnate
  • Pijet vendore alkoolike dhe joalkoolike
  • Minibari mbushet çdo ditë me lëngje të freskëta dhe me birrë
  • Tenis, aerobik, vallëzim, gjimnastikë uji, pingpong, futboll të vogël, minigolf, volejboll plazhi, basketboll, pikado dhe boccia
  • Programe të ndryshme animuese
  • Animacione për fëmijë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59