Për Hotelin
Ky hotel i mirëmenaxhuar, mysafirëve të vet i ofron aktivitete të nduardurshme. Shëtitje të gjata në plazh, shtensionim në qendrën e Wellnessit, meny të begatshme nga kuzhina turke, por edhe mundësi të shumta argëtimi
Pozita: I shtrirë në lokalitetin turistik Side Kumköy, 200 metra larg plazhit privat me rërë dhe rënie të lehtë në det. Me minibusë (stacioni para hotelit) mund të shkoni në qendër të Sides, e cila është vetëm 4 km larg, ku do të gjeni oferta të shumta për blerje dhe argëtim. Nga aeroporti i Antalias vetëm 55 km larg.
Koha e transferit: rreth 60 minuta.
Akomodimi: Një hotel modern dhe i dëshiruar nga turistë të shumtë ndërkombëtar, përbëhet nga një godinë pesëkatëshe me gjithsejt 252 dhoma. Disponon me një sallë për pritje me recepcion, ashensorë, lobibar dhe një restorant kryesor. Dhomë televizioni, diskotekë dyqane,floktar, pishinë të mbuluar me pishinë të ndarë për fëmijët dhe një qendër bukurie.Në oborrin e mirëmbajtur gjenden 2 pishina me ujë të ëmbël, njëra pishinë me 2 rrëshqitëse uji, pishinë e vogël për fëmijë, bar pishine.
Plazhi: Plazhi i gjerë dhe i gjatë ranor, pronë e hotelit, gjendet rreth 200 metra larg. Ka rënie të lehtë në det dhe ofron kënaqësi si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. Ombrellat, shtretërit dhe mbulesat pa pagesë, peshqirët me depozit.
Dhomat: Dhomat janë të orenditura në mënyrë elegante dhe posedojnë banjë/WC, tharëse flokësh, telefon me dalje direkte, kasafortë me qira, TV/Sat me kanale muzikore, minifrigorifer, klimatizim individual, dysheme me tepih dhe ballkon.
Shërbimi: All Inclusive
Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Pingpong, volejboll pla-zhi, pikado, aerobik, qendër fitnesi, banjë turke. Me pagesë: Sauna, masazhi, bilardodhe sporte të ndryshme ujore, që ofrohen nga shitësit lokalë në plazh.
Fëmijët: Pishinë fëmijësh, shesh lojërash për fëmijë, ulëse fëmijësh në restorant dhe animacione të shumta për fëmijë.
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
- Mëngjesi për ata që zgjohen vonë
- Pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira, në mesnatë supë
- Pijet alkoolike dhe joalkoolike vendore nga ora 10.00 – 23.00
- Sallë fitnesi, pingpong, banjë turke dhe xhakuzi
- Ombrellat, shtretërit dhe mbulesat pa pagesë, peshqirët me depozit
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja