Për Hotelin
Ky hotel i udhëhequr mirë, për shumë vite konsiderohet si njëri nga hotelet më të preferuar në Side. Komfori dhe shërbimi në nivelin ndërkombëtar vizitorëve u garantojnë pashmangshëm pushime të këndshme.
Pozita: Ky hotel i bukur shtrihet drejtpërdrejt në plazh, rreth 71 km larg nga aeroporti dhe vetëm 3 km në perëndim të Sides.
Koha e transferit: 60 minuta.
Akomodimi: Kjo godinë gjashtëkatëshe, me gjithsej 296 dhoma, dis-ponon me një recepcion me lobi të rregulluar me shije, dy restorante kryesore të klimatizuar, pastaj tre res-torante tjera A-la carte (me specialitetet italiane, turke dhe kineze), bare të ndryshme, ëmbëltore, diskotekë dhe pishinë të mbyllur.
Në kopshtin e bukur gjendet një pi-shinë e madhe me ujë të ëmbël dhe rrëshqitëse uji me pjesë të ndarë për fëmijë. Dyqane të ndryshme, sallë televizori, mjeku dhe shërbimet e pastrimit të rrobave (në orë të caktuara dhe me pagesë).
Plazhi: Plazhi është i bukur, më rënie të lehtë në det.
Dhomat: Dhomat janë të mobiluara me komfor dhe që të gjitha kanë banjë /WC, tharëse flokësh, mantel banje, telefon direkt, TV/Sat, kanal muzikor, klimatizim (në orë të caktuara), minibar, kasafortë, qoshe kolltukësh, dysheme të shtruar me tepih dhe ballkon.
Disa prej dhomave kanë pamje nga deti, disa nga natyra e disa nga rruga.
Shërbimi: Ultra All Inclusive
Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Dy fusha të forta tenisi (ndriçimi dhe pajisjet me pagesë), pingpong, qendër fitnesi, aerobik, banjë turke, saunë, volejboll uji, pikado, boccia, bilardo, internet dhe PlayStation. Me pagesë: Sauna, masazhi dhe spor-tet e ujit në plazh (varësisht nga moti).
Argëtimi: Programe të ndryshme animative dhe programe të tjera argëtimi.
Fëmijët: Pishinë për fëmijë, rrësh-qitëse uji për fëmijë, ulëse për fëmijë në restorant, buggy dhe shtretër fosh-njash, pa pagesë. Dadot, me pagesë.
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje; mëngjes për gjumashët
- Meze, kafe/çaj dhe ëmbëlsira, meze mesnate
- 3 restorante A-la carte (një vizitë gjatë qëndrimit, me rezervim) me specialitete turke, kineze dhe italiane
- Pijet alkoolike dhe joalkoolike vendore dhe disa të importuara, gjatë 24 orëve
- Tenis, pingpong, qendër fitnesi, aerobik, saunë, volejboll uji, pikado, bilardo, boccia, internet dhe PlayStation
- Programe të larmishme animuese
- Ombrellat e diellit, shtretërit, mbulesat dhe peshqirët, pa pagesë
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja