• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Ky hotel mahnitës hapet në prill 2013, si investim i katërt i hoteleve Seaden. Hoteli është i lokalizuar në Qendrën e turizmit Kazilot dhe ofron shërbim All inclusive gjatë 24 orëve.

Akomodimi: Dhomat e rregulluara me shumë shije dhe të bëra enkas për t'ju ofruar rehati dhe qetësi gjatë pushimit tuaj.

Posedon gjithsej 130 dhoma standar-de me 30m2 me pamje të pjesshme nga deti, 155 dhoma me pamje direkte nga deti, 172 dhoma familjare 50m2, 18 dhoma familjare me pamje nga kopshti 65m2 dhe 5 dhoma për të hendikepuar. Të gjitha dhomat janë të rregulluara me një dizajn modern dhe të gjitha posedojnë çelës automatik, klimatizim me komandë individuale, telefon direkt, sitem për zjarr, satelit dhe LCD TV, minibar, banjo me WC dhe telefon në banjo. Hoteli posedon restaurant kryesor ku shërbehen të gjitha shujtat, 4 restaurante A la carte ku kërkohet rezervimi paraprak.

Argëtimi: Gjatë pushimit tuaj do argëtoheni nga një grup profesionis-tësh animatorë që do t'ju bëjnë pu-shimin tuaj të paharruar. Hoteli posedon një pishinë kryesore, pishinë për femijë, aqua park me 6 rrëshqitëse dhe pishinë te brenshme me ujë të ngrohtë gjatë sezonit të dimrit.

Plazhi: Shtrihet direkt në plazhin e gjerë me rërë dhe guralecë. Shtre-tërit për rrezitje dhe ombrellat janë pa pagesë.

Shërbimi: All Inclusive Plus

Fëmijët: Për mysafirët e vegjël është sikur të vizitojnë vendin e zanave. Pishinë komplet e ndarë për fëmijë, aqua park, kënd të lojërave, programe të ndryshme për fëmijë, miniklub, bufe e ndarë për fëmijë, dhe animatorë të veçantë për të argëtuar të vegjlit.

Sea Planet Resort

Ultra All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
  • All Inclusive Plus, që do të thotë se të gjitha shërbimet ofrohen gjatë 24 orëve
  • Në restaurantin kryesor shërbehen të gjitha shujtat;
  • 4 restaurante A la carte
  • Posedon plazhin privat me rërë dhe guralecë, me dalje direkte në të
  • Spa qendra moderne ku gërshetohen tradita aziatike dhe ajo turke
  • Për fëmijë, mundësi të shumta dhe të llojllojshme argëtimi

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59