Për Hotelin
Pozita: Një hotel i ri, i hapur gjatë verës së vitit 2008, shtrihet përgjatë plazhit të bukur në lokalitetin Evrenseki i cili është rreth 5 km larg Sides dhe 48 km larg aeroportit të Antalisë.
Koha e transferit: rreth 55 minuta.
Akomodimi: Kompleks impozant i shtrirë në një sipërfaqe mbi 50.000 m², që i përngjan një parku të bukur nga Lindja e largët. Edhe tri ndërtesat e këtij kompleksi janë të disenjuara në stilin e Lindjes së largët dhe posedojnë 568 dhoma, një lobi të bukur me recepcion dhe bar, kënd televizioni, restorant me tarracë të jashtme, 4 restorante A-la carte, kafeteri, disko, karusel, floktar, dyqane të ndryshme. Në oborrin e hotelit mund të gjeni sistemin e pishinave të lidhura në mes veti, pishinën e veçantë për fëmijë dhe pishina tjetër me disa rrëshqitëse uji. Afër pishinave gjenden edhe disa bare, ombrellat e diellit dhe stretërit që janë pa pagesë.
Plazhi: Një plazh i bukur me rërë të imtë, në gjatësi mbi 100 m, gjendet përgjatë oborrit të hotelit. Ombrellat e diellit dhe shtretërit janë pa pagesë, peshqirët për larje me depozit.
Dhomat: Sikurse i gjithë kompleksi, i cili është disenjuar në stilin e Lindjes së largët, edhe dhomat e këtij hoteli do t’ju bëjnë të ndiheni si në Kinë. Të orenditura me pajisje moderne dhe mobilje komfore, posedojnë banjë/WC me vaskë apo me dush, tharëse flokësh, klimatizim qendror, TV/Sat, minibar, kasafortë, telefon direkt, dysheme me tepih dhe ballkon, shumica me pamje nga deti.
Shërbimi: Ultra All Inclusive
Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: 2 fusha të tenisit, pajisjetpër tenis, pingpong, basketboll, volejboll, volejboll plazhi, pikado, fitnes, aerobik, banjë turke, saunë, xhakuzi dhe animacione të shumta gjatë ditës. Me pagesë: Dritat për fushat e tenisit, kurset për tenis, bilardo, loja me birila, interneti, masazhi dhe tretmanet e ndryshme në qendrën e bukurisë.
Fëmijët: 2 pishina për fëmijë (një e mbuluar dhe një e hapur), miniklubi për fëmijët prej 4-12 vjeç, shesh lojërash për fëmijët, karusel, meny për fëmijët në restorant, dado sipas kërkesës dhe me pagesë.
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
- Mëngjesi për ata që zgjohen vonë
- Gjatë ditës ushqime të lehta, pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira
- Në mesnatë ushqime të lehta
- Me rezervim paraprak, një herë në javë mund të darkoni në njërin nga restorantet A-la carte
- Pijet lokale alokoolike dhe joalkoolike, por edhe disa të importuara gjatë 24 orëve
- Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja