Për Hotelin
Royal Alhambra Palace, hotel i ri lukzos, i ndërtuar në Side. Posedon 5 yje dhe ka shërbim Ultra All Inclusive. I ndërtuar në një sipërfaqe prej 50.000 m2, eshte nje kombinim i orientales dhe modernes.
Pozita: Ndodhet pranë plazhit, vetëm një shëtitore i ndan, vetëm 100m nga restaurantet dhe baret, ndërsa qendra e Side ndodhet rreth 5 km larg.
Koha e transferit: 90 minuta
Akomodimi: Ky hotel madhështor, i hapur më 2012, posedon 579 dhoma të shpërndara në 6 kate. Posedon recepcionin për mikëpritjen e mysafirëve, ashensorët, dhomën e televizioneve, këndin e internetit, internet wireless falas në lobi, restaurantin kryesor, 5 restaurante A la carte, snack e bistro bare, një minimarket dhe floktarin. Në kopshtin e rregulluar për mrekulli ndodhen pisha dhe rrëshqitëset e ujit.
Plazhi: Posedon plazhin privat, i cili ndodhet menjëherë para hotelit, i ndan vetëm një shetitore.
Dhomat: Dhomat e dekoruara në mënyrë elegante dhe me shumë shije, posedojnë hapësirën për qëndrim, shtretërit e fjetjes, minibarin, klimatizim, kasafortë, TV/Sat, telefon, banjë/Wc me dush, tharëse flokësh dhe ballkon.
Shërbimi: Ultra All Inclusive
Mëngjesi, dreka dhe darka shërbehen në formë bufeje, mëngjesi për gjumashë. Pijet vendore alkoolike dhe joalkoolike gjatë periudhës prej 10:00 deri 03:00 në bare të ndryshme janë falas. Gjatë ditës ushqime të lehta, ëmbëlsira, akullore.
Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: aerobik, pikado, fitness, pingpong, waterpolo, gjimnastikë në ujë dhe volejboll plazhi. Me pagesë: lojë me birila dhe sported ujore që ofrohen në plazh nga shitësit lokal.
Argëtimi: Animacione të ndryshme gjatë ditës, show në mbrëmje, disko etj.
Fëmijët: Pjesë e ndarë për fëmijët në pishinë, këndi i lojërave, animacione, minidisko dhe miniklubi (4-12 vjeç).
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
- Meze të ndyshme, kafe/çaj dhe ëmbëlsira, meze mesnate
- Restaurante A la carte, me specialitete turke, aziatike dhe të peshkut
- Pijet alkoolike dhe joalkoolike të vendit dhe disa të importuara gjatë 24h
- Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese
- Tenis, pingpong, basketboll, volejboll plazhi, futboll i vogël, qendër fitnesi, aerobik, banjë turke dhe sporte të ndryshme motorike me pagesë
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja