Për Hotelin
Klub që ofron kushte ideale për pushime të qeta. Shquhet për udhëheqjen profesionale nga menaxhmenti, prandaj ka fituar shumë mysafirë të cilët verojnë rregullisht në mbientet e këtij klubi dhe dinë të çmojnë kualitetin që ju ofrohet.
Pozita: Hoteli shtrihet direkt në det. 79 km larg aeroportit dhe 15 km nga Side.
Koha e transferit: 90 minuta.
Akomodimi: Objekti përbëhet nga godina kryesore dhe disa ndërtesa tjera dykatëshe me gjithsej 598 dhoma. Ka edhe recepcion, lobi, restorant kryesor me tarracë, 2 snackbare dhe bare të tjera. Në kopsht gjenden 3 pishina, njëra prej tyre me aneks të ndarë për fëmijë, me rrëshqitëse uji si dhe ujëvarë, bar dhe snack-bufe, diskotekë dhe floktar.
Plazhi: Plazhi është i gjerë dhe i gjatë, pjesërisht me guralecë përgjatë vijës së detit. Dhomat: Dhomat janë të shpërndara nëpër objektet e shumta dykatëshe. Dhomat e klubit janë të mobiluara me shije, kanë dush/WC, tharëse flokësh, klimatizim (me orar të caktuar), telefon, TV/Sat, minifrigorifer pastaj dy-sheme me pllaka dhe ballkon. Dhomat e hotelit janë të pajisura ngjashëm, por ato disponojnë me banjë/WC dhe dysheme të shtruar me tepih. Dhomat dopio, janë të punuara në stilin e godinave dykatëshe dhe disponojnë me të njëjtat orendi, sikur dhomat tjera të hotelit.
Shërbimi: All Inclusive
Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: 4 fusha të forta tenisi, pajisje për tenis (ndriçimi me pagesë), fitnes, xhakuzi, saunë, banjë turke, fushë e futbollit dhe minigolf, volejboll në ujë, surfim në erë dhe lundrim me vela (me kartelë).
Me pagesë: Lojëra kompjuterike, bilardo, masazh dhe sporte tjera të ujit, si skijimi mbi ujë, të cilat ofrohen nga tregtarët vendës (varësisht nga sezoni).
Argëtimi: Programe të ndryshme argëtuese dhe animacione të herë pashershme.
Fëmijët: Aquaparku me rrëshqitëse uji, pishina e posaçme për fëmijë dhe foshnje, pastaj fusha për lojëra dhe miniklub për fëmijët 4-11 vjeç.
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
- Në mesditë ushqime të lehta dhe aquasnack; kafe/çaj, ëmbëlsira dhe supë mesnate
- Të gjitha pijet joalkoolike dhe alkoolike vendore (në diskotekë deri në orën 02.00)
- Sallë fitnesi, pikado, gjuajtje me hark, pingpong, fushë për futboll të vogël, volejboll në plazh, basketboll, vaterpolo, aerobik, gjimnastikë, boccia, hedhje patkojsh.
- Programe të pasura animuese
- Animacione për fëmijë
- Shtretërit dhe ombrellat e diellit pa pagesë
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja