• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Ky hotel lukzos është një kryevepër e zingjirit të hoteleve Stone Royal - është hoteli më i ri i kesaj familjeje i cili hapet në qershor të vitit 2015.

Pozita: Ky hotel i ëndërrave është ndërtuar në 40000 m2, ndodhet 5 km nga qendra e qytetit të Sides dhe 10 km nga qendra Manavgat. Aeroporti I AntalIas është 48 Km larg.

Koha e transferit: 60 minuta

Royal Taj Mahal Hotel është një qendër e shquar dhe unike për pushim me atmosferën e tij të qetë, me kopshte të mrekullueshme, plazh të artë dhe ujin  blu të detit  Mesdhe.
 

Akomomodimi: ky hotel me arkitekturë unike ofron 450 dhoma me 900 shtretër, hoteli posedon 9 ashensorë. Gjithsej 356 dhoma standarde 52 m2 me pamje nga kopshti dhe deti, 26 junior suita 85m2 që përbëhen nga dhoma e pritjes dhe fjetjes, 5 dhoma për të hendikepuar, 20 dhoma duplex familjare me 70 m2 të ndara në 2 kate, dhoma e fëmijeve e dekoruar special për ta, 38 dhoma familjare me derë lidhëse 77m2 të cilat  bashkohen me një korridor të përbashkët. Dhoma Taj Mahall 77 m2, koncepti për muaj të mjaltit ofron dhomë të dekoruar në mënyrë të këndshme me lule, torte në formë zemre me të arritur, bodimantel dhe papuqe. Të gjitha dhomat posedojnë ballkon, janë të shtruara me tepih, derë me çelës elektronik, sofa dhe fotele, minibar, TV/Sat, xhakuzi në banjë, tharëse flokësh, klimatizim qendror. Dhomat pastrohen dhe peshqirët ndërrohen çdo ditë, kurse çaraçfët ndërrohen çdo të tretën ditë. Bodymanteli është në dispozicionin tuaj me pagesë. Në të gjitha dhomat ndalohet pirja e duhanit.

Shërbimi: Ultra All inclusive

Ushqimi shërbehet në restorantin kryesor, atë për snack dhe bistro. Ky hotel i mrekullueshëm ofron gjithashtu edhe A’la carte si Gusto Della Notte (italian), Agra (lindja e largët & indian), La Filika (peshkut), shumë bare si Lobby Bar, Pool Bar, Beach Bar, Aqua Bar, Beach Snack Bar, Amphi Bar, Night Club, Bowling Bar, Notte Bar.Hoteli ofron disa pishina si: pishina e madhe  2700 m2 , 140 cm të thellë, Aqua pishina  600 m2 me 140 cm thellësi, pishinë me rrëshqitëse uji (3 total) 250 m2 në 110 cm thellësi. Pishina për fëmijë me rrëshqitëse uji 250 m2, 80 cm i thelle, pishina për fëmijë aquapark fun pool 200m2, 40 cm i thellë, pishina e jashtme për fëmijë 200 m2, 40 cm i thellë si dhe pishina e mbyllur 460m2 me thellësi 140 cm.Të gjitha aktivitetet argëtuese dhe tretmanet e bukurisë janë në dispozicionin tuaj, 5 fusha tenisi më të mirat në rajonin e Antalias që ofrojnë edhe kurse speciale.

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: shfrytëzimi i fushës së tenisit ditën, reketat dhe topat, ping pong, volej plazhi, qendra e fitnesit, sauna, banjo turke, pikado, aerobik, gjimnastikë në ujë.

Royal Taj Mahal

Ultra All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

Pranvera Bojniku

nga Pranvera Bojniku

Përparësitë tuaja

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59