• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
agent login

Në bord

Në bord

Shërbimet dhe rregulloret në bord trajtohen ndryshe nga secila aviokompani.

Për informata paraprake lidhur me:
• përdorimin e pajisjeve elektronike 
• artikujt e ndaluar
• udhëzimet e sigurisë 

si dhe informata në lidhje me
• ushqim dhe 
• argëtim

Ju lutemi kontaktoni aviokompaninë përkatëse apo qendrën tonë për shërbim ndaj klientit.

Ju lutemi të konsideroni edhe rregulloren e IATA për mallra të rrezikshme. Për informacion të mëtutjeshëm në lidhje me rregulloret kombëtare të destinacionit tuaj, ju lutemi kontaktoni Departamentin për Punë të Jashtme.

Regjistrimi (Check-in)

Regjistrimi (Check-in)

Informata të përgjithshme: 
• regjistrimi (check-in) 2 orë para fluturimit
• duhet të keni fletëhyrje (boarding pass) 90 minuta para fluturimit
• të jeni në hyrje (gate) 40 minuta para fluturimit
• një valixhe dhe një çantë dore janë të lejuara për udhëtar që nga 1 prilli 2015.

Për informata më të detajuara lidhur me 
• Procedurën e fletëhyrjes (check-in) 
• Bagazhi i lejuar (pesha, artikujt e ndaluar etj.)
• Rregullat dhe shërbimi në bord
• Shërbimet speciale 
Ju lusim që të kontaktoni aviokompaninë përgjegjëse!

Dokumentet identifikuese
Përveç pasaportës valide, dokumentet shtesë (siç janë vizat) mund të ju nevojiten.
• Sigurohuni se i keni të gjitha dokumentet e nevojshme për udhëtim
  dhe
• Për informata shtesë lidhur me vizat dhe rregullat hyrëse, ju lutem të kontaktoni ambasadën apo konsullatën përkatëse në vendin tuaj

Rezervimet

Rezervimet

Varësisht nga preferencat tuaja, ju mund të rezervoni në mënyrat si në vijim:

Online
Duke përdorur teknologjinë e fundit për t’iu përshtatur kërkesave tuaja, rezervimi i fluturimeve apo aranzhmaneve turistike online, me “Eurokohën” dhe “Kosova Airlines”, është lehtësuar shumë.

Qendra e thirrjeve
Agjentët tanë të thirrjeve janë në dispozicionin tuaj 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë. Që të gjithë flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe, gjermane dhe atë angleze.

Biseda të drejtpërdrejta (live chat)
Agjentët tanë të thirrjeve do t’ju mbështesin nga ora 09:00 deri në 18:00 (e hënë - e premte) dhe të shtuneve nga 10:00 - 15:00.

Agjencitë turistike
“Eurokoha” dhe “Kosova Airlines” kanë bashkëpunim me më shumë se 300 agjenci në Kosovë, Evropë dhe më gjerë.

Lirimet

Lirimet

“Eurokoha” ofron zbritje të përhershme për:

• Grupe

• Studentë

• Pensionistë

• Persona me nevoja të veçanta

• Pjesëtarë të FSK-së dhe policisë

Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni Qendrën e shërbimit ndaj klientit.

 

Bagazhi dhe rregullat

Bagazhi dhe rregullat

Valixhet dhe çantat e dorës
Rregullat rreth lejimit të valixheve ndryshojnë varësisht nga aviokompanitë. 

Ju lutemi kontrolloni rregulloren e aviokompanisë përkatëse. Për t’u informuar me rregullat e Bashkimit Evropian rreth çantave të dorës, ju lutemi klikoni këtu

Shërbimet speciale

Shërbimet speciale

Kërkesat për shërbime të veçanta do t’i trajtojmë në marrëveshje me aviokompanitë që realizojnë fluturimin. Për më shumë informata ju lutemi kontaktoni aviokompaninë përkatëse:

Dëshirojmë t’ju informojmë se:

Gratë shtatzëna:
• zakonisht janë të lejuara të udhëtojnë deri në fillim të javës së 36-të të shtatzënisë.
• kërkohet certifikatë nga mjeku për gratë nga java e 29-të deri në fund të javës së 36-të 

Fëmijët që udhëtojnë pa shoqërim nga të afërmit
• Disa aviokompani nuk pranojnë të transportojnë fëmijë të pashoqëruar. Për më shumë
  informata kontaktoni aviokompaninë përkatëse

• Fëmijët e pashoqëruar duhet të jenë të paktën mbi 5 vjeç
• Fëmijët e pashoqëruar midis 5 dhe 11 vjeç do të merren në kujdes nga kompanitë që realizojnë
  transportin

• Një tarifë shtesë do të paguhet në aeroport për çdo fëmijë të pashoqëruar
• Për t’u regjistruar, ju lutemi kontaktoni aviokompaninë përkatëse menjëherë pas rezervimit që
  të siguroheni se keni përmbushur të gjitha formalitetet e duhura [link]

Pasagjerët me aftësi të kufizuara në lëvizje
• shërbim me përcjellje
• transporti me karrocë

Asistenca për pasagjerë me aftësi të kufizuara në lëvizje do të ofrohet bazuar në shërbimet e aviokompanive partnere.    

Nëse ju duhet asistencë e veçantë, ju lutemi kontaktoni aviokompaninë me të cilën realizohet fluturimi juaj ose na dërgoni e-mail në info@kosovaairlines.com