• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Në këtë pushimore të bukur e cila shtrihet në një pjesë karakteristike të plazhit, do të keni oferta për aktivitete të llojllojshme, me të cilat do të kënaqeni ju dhe ata që do të verojnë me ju.

Pozita: Shtrihet 5 km nga Kemeri. 

Koha e transferit: rreth 45 minuta.

Akomodimi: Ky hotel posedon mbi 427 dhoma të rregu­­­lluara për mrekulli. Ka recepcion me lobi, restorant të brendshëm dhe të jashtëm, 3 restorante A-la carte (me pagesë), bare të ndryshme (kopsht dimri, kafene turke, eldobar, beach-bar, discobar, coctail-bar, cavebar), shitore të vogla, floktar, qendër fitnesi, sallon zbukurimi. Ka edhe pishinë, rrëshqitëse uji, pishinë fëmijësh, sallë lojërash me internet. Shërbim rrobalarës, mjek (në orë të caktuara, me pagesë) dhe motër medicinale (24 orë, me pagesë). Dado (sipas kërkesës dhe me pagesë), qendër shopingu.

Plazhi: Plazhi me guralecë, me rënie të lehtë në det. Shtretërit, ombrellat, mbulesat dhe peshqirët në plazh dhe pranë pishinës, pa pagesë.

Dhomat: Dhomat janë të pajisura me shije dhe posedojnë dush/WC, tharë-se flokësh, telefon direkt, TV/Sat, minibar (mbushet çdo ditë me ujë), dysheme me pllaka (pjesërisht edhe me tepih), klimatizim dhe ballkon.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Aquapark me 2 rrëshqitëse uji, 3 fusha të forta tenisi, mini-golf, shah, pingpong, volejboll plazhi, qendër fitnesi, aerobik, saunë, xhakuzi, hamam, shtretër me mbulesa dhe peshqirë, internetcafe, bilardo, sporte të pamotorizuara uji si dhe kanu, biçikleta, katamaran, surfim. 

Me pagesë: Masazhi, floktari dhe salloni i zbukurimit, të gjitha sportet e motorizuara, shkolla e zhytjes (varësisht nga moti).

Fëmijët: Miniklub për kalamajtë 4-12 vjeç, animacion për fëmijë, minidisko, fushë lojërash për fëmijë, dado (me pagesë), shtrat për foshnje, karrige për fëmijë në restorant.

Argëtimi: Program animues dhe shounë mbrëmje, disko. Gjatë ditës do të ketë animacione nëpër vende të ndryshme në pushimore, mbrëmjeve në amfiteatër.

Hotel Club Phaselis

Ultra All Inclusive

Magjepës!

99%

rekomandimi i mysafirëve

5.0

vlerësimi i mysafirëve

Pranvera Bojniku

Hotel magjepës ku do të kënaqeni aktivitete të llojllojshme.

nga Pranvera Bojniku

Përparësitë tuaja

  • Mëngjes, drekë dhe darkë në formë bufeje
  • Mëngjes për gjumashët
  • Meze, kafe/çaj dhe ëmbëlsira
  • Restorant A-la carte
  • Meze dhe supë mesnate
  • Pije alkoolike dhe joalkoolike vendore dhe të importuara
  • Akullore (në orë të caktuara)
  • Gjatë mëngjesit lëng portokalli të shtrydhura freskët

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59