Për Hotelin
I vendosur në gjirin e mrekullueshëm të Kirisit, me pamje nga vargmalet e Taurusit, ky hotel i plotëson të gjitha kërkesat për një pushim të qetë dhe të palodhshëm, ndërsa shërbimi i mirë është i garantuar.
Pozita: Drejtpërdrejt pranë plazhit, 7 km larg nga Kemeri (lidhje të mira me autobus) dhe 40 km nga Antalia.
Koha e transferit: 45 min.
Akomodimi: Ky objekt komfor ka nëdispozicion 401 dhoma, të shpërndara në ndërtesën kryesore pesë katëshe dhe në dy ndërtesa fqinje tre katëshe. Ka sallë pritjeje të bukur, me recepcion dhe lobi, ashensor, restorant të klimatizuar me ndarje për jo duhanxhinj dhe tarracë, restorant A-la carte, bare të ndryshme, diskotekë, qendër konferencash dhe pishinë të mbyllur. Jashtë objektit gjendet pishina e rrethuar me gjelbërim me aneks për fëmijë dhe rrëshqitëse uji. Në dispozicion janë edhe një dhomë televizori, minimarket, fotoshop, floktar, shërbim rrobalarje dhe mjek (në orë të caktuara, me pagesë).
Plazhi: Plazh i gjerë dhe i gjatë me guralecë.
Dhomat: Dhomat janë të pajisura në mënyrë moderne dhe luksoze. Posedojnë banjë/dush/WC, klimatizim, telefon direkt, TV/Sat, minifrigorifer, kasafortë dhe ballkon me pamje nga deti ose nga kopshti.
Shërbimi: Ultra All Inclusive
Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: 2 fusha të forta tenisi (ndriçimi me pagesë), pingpongu, dhoma e fitnesit, pikado, volejbolli, xhakuzi, surfimi (me patentë).
Me pagesë: Masazhi, sauna, banja turke, depilimi, bilardo, interneti si dhe sportet e motorizuara të ujit, të cilat ofrohen në plazh (varësisht nga moti). Mundësi kalërimi në Kemer.
Argëtimi: Çdo ditë programe të ndryshme animuese dhe argëtuese.
Fëmijët: Pishinë për fëmijë, rrësh-qitëse uji, animacione për fëmijë, miniklub, fushë lojërash për fëmijë, ulëse për fëmijë në restorant, bufe për fëmijë. Shtrat për foshnje pa pagesë. Dado (sipas kërkesës, me pagesë).
Përparësitë tuaja
- Mëngjes, drekë dhe darkë në formë bufeje, mëngjes për gjumashët, bufe dietale
- Meze, kafe/çaj dhe ëmbëlsirë, meze në mesnatë
- Të gjitha pijet alkoolike dhe joalkoolike vendore prej orës 10.00 deri në orën 24.00, në diskotekë deri në orën 02.30
- Tenis, pingpong, dhomë fit-nesi, pikado, volejboll plazhi, xhakuzi, surfing
- Programe animuese dhe argëtuese
- Ombrellat e diellit, shtretërit, mbulesat dhe peshqirët, pa pagesë
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja