• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

E keni menduar ndonjëherë Amsterdamin në Turqi? Këtë ua mundëson ky hotel tematik i ndërtuar në stilin e ndërtesave të famshme rreth kanalit në Amsterdam. Edhe shërbimi dhe ofertat e shumta do t’ju bëjnë të ndiheni se jeni në Amsterdam.

Pozita: Një kompleks shumë i bukur i cili gjendet në qendër të një kopshti të mirëmbajtur, drejtpërdrejt në plazhin e bukur të Beldibit në Rivierën turke dhe rrëzë maleve Bey. 

Koha e transferit: rreth 40 minuta.

Akomodimi: Hoteli elegant dhe luksoz, i hapur në vitin 2005, disponon me 500 dhoma të shpërndara në disa ndërtesa katërkatëshe.

Mysafirëve i ofron një sallë madhështore të pritjes me recepcion, lobi dhe lobibar, disa ashensorë panoramik, kasafortë (me pagesë), dhomë lod-rash, disa salla konferencash me lidhje interneti. 

Një Spa qendër me pishinë të mbuluar dhe aneks të veçantë për fëmijët.Jashtë hotelit gjendet një kompleks pishinash me rrëshqitëse uji, pishinë të veçantë për fëmijët, bar pishine.

Plazhi: Hoteli gjendet drejtpërdrejt në plazhin e bukur me rërë. Aty gjendet një bar plazhi. Çadrat e diellit, shtretërit dhe peshqirët, si në plazh ashtu edhe pranë pishinës, pa pagesë.

Dhomat: Dhomat janë të rregulluara në mënyrë individuale, komfore dhe mjaft moderne. Posedojnë me banjë/WC, tharëse flokësh, telefon direkt, TV/Sat, minibar (me pagesë), klimatizim qendror dhe ballkon.

Shërbimi: Deluxe All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: 2 fusha të forta të tenisit (pajisjet janë me kaucion, dritat me pagesë), minifutboll, basketboll, volejboll, pingpong, pikado, biçikleta me qira, fitnes, aerobik, badminton, saunë, hamam.

Me pagesë: bilardo, masazhi, solariumi, banja me avull dhe të gjitha sportet e ujit që ofrohen nga shitësit vendës në plazh.

Argëtimi: Programe të shumta animative me shfaqje dhe lojëra të ndryshme gjatë gjithë qëndrimit tuaj në këtë hotel.

Fëmijët: Miniklubi (4-6 vjeç), midiklubi (7-11 vjeç) dhe teenieclubi (12-16 vjeç). Të gjitha klubet janë me përkujdesje në orë të caktuara. Hoteli disponon me pishinën e veçantë për fëmijët me rrëshqitëse uji. Shesh lojërash. Dado, sipas kërkesës dhe me pagesë.

Akka Hotels Antedon

Ultra All Inclusive

Magjik!

99%

rekomandimi i mysafirëve

5.0

vlerësimi i mysafirëve

Një kompleks shumë i bukur luksoz me një kopsht magjik.

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi për gjumashët
  • Bufe në mesditë dhe në mbrëmje Snack mesnate
  • Pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira, bufe mesnate
  • Pijet alkoolike dhe joalkoolike vend­ore, por edhe disa të
  • importuara, në baret e hapura, deri në ora 02.30
  • Minibari mbushet çdo ditë
  • Lëngjet e freskëta të pemëve dhe shujt­at në restorantin A-la carte, me pagesë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59