• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

E keni menduar ndonjëherë Amsterdamin në Turqi? Këtë ua mundëson ky hotel tematik i ndërtuar në stilin e ndërtesave të famshme rreth kanalit në Amsterdam. Edhe shërbimi dhe ofertat e shumta do t’ju bëjnë të ndiheni se jeni në Amsterdam.

Pozita: Ky kompleks i përuruar në vitin 2005, ka dalje direkte në det dhe gjendet rreth 250 m larg qendrës së qytetit apo vetëm 10 minuta në këmbë. Nga aeroporti i Antalisë është 55 km larg. 

Koha e transferit: rreth 60 minuta.

Akomodimi: Kompleksi i ndërtuar sipas pamjes së qytetit të Amsterdamit posedon më shumë se 539 dhoma. Recepcion me lobi dhe bar, ashensorë, restorant brenda dhe në tarracë, zona për joduhanxhinj, 9 Restorante A-la Carte, bare, shitore, floktar dhe pishinë të mbuluar. Jashtë hotelit, në oborrin me pamje të Amsterdamit, ka pishinën me aneks për fëmijë, rrëshqitëse uji me dy vija rrëshqitëse, tarracë për rrezitje si dhe bar pishine. Mjeku dhe infermierja janë në dispozicion në orë të caktuara. Rent a car.

Plazhi: Plazh rëre i pjerrtë dhe me një shteg për larje. Shtretërit, mbulesat, peshqirët e larjes dhe ombrellat e die-llit në plazh e në pishinë janë në dispozicion pa pagesë.

Dhomat: Hoteli disponon me dhoma moderne dhe të pajisura me banjë/WC, tharëse flokësh, telefon direkt, TV/Sat, minibar, kasafortë, dysheme të shtruar me tepih, klimatizim (në orë të caktura), pjesërisht me ballkone franceze. Dhomat familjare: kanë pajisje të njëjta si dhomat standarde, por kanë një dhomë shtesë për fjetje.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Pingpong, qendër për fit­-nes, aerobik, saunë, banjë turke.

Me pagesë: Masazhë, xhakuzi dhe spo­rte ujore që ofrohen nga shitësit e ndryshëm në plazh. Qendër Spa për trajtime zbukurimi.

Argëtimi: Pa pagesë: Internetcafe, internet pa kabllo në pjesën e lobit. Animacion dhe argëtim mbrëmjeve.

Fëmijët: Pishina për fëmijë, miniklubi (4-12 vjeç), dhomë lodrash, shesh lojërash.

Orange County

Ultra All Inclusive

Magjepës!

95%

rekomandimi i mysafirëve

4.7

vlerësimi i mysafirëve

Kaltrina Ademi

Hotel në stilin e ndërtesave të famshme rreth kanalit në Amsterdam.

nga Kaltrina Ademi

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi për gjumashë
  • Ushqime të lehta, pasdite kafe/ çaj dhe ëmbëlsira
  • Ushqime të lehta në mesnatë, 9 restorante A-la carte
  • Të gjitha pijet freskuese, disa pije të importuara alkoolike nga ora 10.00 – 24.00
  • Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese, një birrë dhe një shishe uji
  • Lëngje të freskëta të pemëve, bari i pjesës VIP të plazhit dhe menyja speciale e shërbimit të dhomës, me pagesë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59