• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Falë ofertës së tij të larmishme sa i përket mundësive të argëtimit dhe të marrjes me sport, ky kompleks është ideal për të rriturit dhe fëmijët.

Pozita: Ky kompleks unik gjendet në hyrje të qytetit turistik Kemer. Aeroporti i Antalisë është 55 km larg nga këtu. 

Koha e transferit: rreth 60 minuta.

Akomodimi: Hoteli luksoz nuk lë asnjë dëshirë të paplotësuar dhe disponon me 357 dhoma. Përbëhet nga një lobi me recepcion dhe lobi bar, restoranti kryesor, 5 restorante A-la Carte (italian, kinez, japonez, turk dhe specialitete peshku), vitamin bar, disko bar, jazz bar, qendër konferencash, qendër biznesi, internet cafe, diskotekë, mbikëqyrje mjekësore, pishinë e mbuluar (në varësi nga sezoni) me pjesën e ndarë për fëmijë dhe qendra Spa & Wellness, hapësirat për lojë, lojë me birila dhe salla televizive.

Plazhi: Drejtpërdrejt në plazhin privat me rërë dhe guralecë. Në plazh, ashtu si dhe në pishinë, keni në dispozicion ombrellat e diellit, shtretërit, peshqirët e larjes dhe mbulesat, pa pagesë.

Dhomat: Dhoma moderne dhe komfore me banjë/WC, tharëse flokësh, telefon, minibar, TV/Sat me kanal mu-zikor, dysheme me tepih, kasafortë, klimatizim (në orë të caktuara) dhe ballkon. Në dispozicion janë tri dhoma pa barriera mes vete. 

Dhomat familjare: Dy dhoma me derëlidhëse dhe dy banja.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Qendër fitnesi, gjimnastikë, boccia, minigolf, tenis, pingpong, kinema, kanu dhe surfim me licencë, saunë, banjë turke.

Me pagesë: Masazh, Spa, Wellnes & Skin Care, lojë me birila, bilardo, pikado, lojëra kompjuterike, internet cafe, sporte të motorizura uji, zhytje, tenis me drita natën dhe pajisjet për tenis.

Fëmijët: Pishina e fëmijëve, miniklubi (4-12 vjeç), përkujdesja në orë të caktuara, kinema fëmijësh, meny fëmijësh. Dado për fëmijë me pagesë.

Hotel Barut Kemer

Ultra All Inclusive

Ideal!

90%

rekomandimi i mysafirëve

4.0

vlerësimi i mysafirëve

Kompleks ideal për të rriturit dhe fëmijët me shumë mundësi të argëtimit dhe të marrjes me sport.

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
  • Mëngjesi për gjumashët
  • Ushqime të lehta gjatë ditës
  • Kafe/çaj dhe ëmbëlsira pasdite
  • Bufe për diabetikët
  • Bufe për fëmijë
  • Ushqimi në restorantet A-la Carte, me rezervim (2 restorante për një mysafir, nga një herë në javë)
  • Pijet vendore dhe disa të importuara, janë në dispozicion gjatë gjithë kohës
  • Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese dhe me birrë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59