Për Hotelin
Shtrirja e drejtpërdrejtë në plazh dhe atmosfera e mrekullueshme, dëshmojnë kualitetin e kësaj pushimoreje. Vizitorëve me kërkesa të larta u ofron kënaqësi, shumë aktivitete sportive dhe një numër të madh përjetimesh të gjalla.
Pozita: Objekti shtrihet drejtpërdrejtnë plazh, 6 km në perëndim të Kemerit.
Koha e transferit: 60 minuta.
Akomodimi: 867 dhomat e hotelit gjenden në objektin kryesor dhe në godinat e shumta trekatëshe (Aricanda Resort & Fame Garden), recepcioni me lobi, restoranti kryesor dhe pesë restorante tjera A-la carte, bare të ndryshme dhe kafiteri. Në kopsht aquaparku i madh me pishinë, me aneks për fëmijë dhe rrëshqitëse të madhe të ujit. Dyqane, qendër konferencash dhe mjeku i hotelit.
Plazhi: Hoteli shtrihet në plazhin privat, me rërë dhe guralecë. Stretërit, ombrellat e diellit dhe peshqirët, pa pagesë. Mbulesat, me pagesë.
Dhomat: Dhomat janë të pajisura me banjë apo dush/WC, tharëse flokësh, klimatizim, telefon direkt, TV/Sat, mini-bar, kasafortë dhe ballkon. Dhomat familjare janë të pajisura ngjashëm me dhomat standarde, me dallim se kanë dy dhoma ë fjetjes, të ndara me derë lëvizëse e me pamje në kopsht dhe në pishinë. Pa pagesë edhe shtrati për foshnje.
Shërbimi: Ultra All Inclusive
Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Tenisi (ndriçimi, reketat dhe kurset me pagesë), squash, ping-pong, minigolf, xhakuzi, saunë dhe fitnes.
Me pagesë: Bilardo, masazhi, banja me avull dhe internetcafe.
Argëtimi: Programe të çdoditshme animacioni dhe argëtimi.
Fëmijët: Pishinë e ndarë për fëmijë, miniklub për 04- 12 vjeç (i hapur prej orës 10.00-12.00 dhe 14.00-17.00), fushë loje. Dado, me pagesë.
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
- Mëngjes për gjumashë, kafe dhe ëmbëlsira
- Pijet alkoolike dhe joalkoolike të vendit
- Minibari mbushet për çdo ditë me 0,5 l ujë, 1 l sodë dhe me lëngje pemësh
- Programe të ndryshme ani-muese
- Programe animacioni për fëmijë
- Ombrellat, shtretërit dhe peshqirët, pa pagesë
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja