• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Pozita: Hoteli gjendet në mes të një hapësire të gjelbëruar, me pamje nga malet impozante të Taurusit dhe drejtpërdrejt në platformën me guralecë. Është rreth 65 km larg Aeroportit të Antalias dhe rreth 8 km larg Kemerit.

Koha e transferit: rreth 60 minuta

Akomodimi: Hoteli i ndërtuar në stilin e një Atriumi, ka gjithsej 369 dhoma. Përbëhet nga ndërtesa qendrore katëkatëshe dhe disa njësi të bungollave, të shpërndara në oborrin e hotelit. Në ndërtesën qendrore gjendet lobi me recepcion, një bar i lobit, si dhe dy bare tjera. Një restorant-bufe me terracë, tre restorante A-la carte (me rezervim varësisht prej vendeve të lira dhe motit), me hapësirë për TV dhe lojëra, sallë për konferenca, diskotekë, dyqane të ndryshme dhe floktar.
Pishina dhe bari gjenden në terracën e diellit, e në dispozicion është edhe pishina e mbuluar (e lidhur me pishinën e jashtme për relaksim).Ekziston edhe shërbimi për larjen e rrobave, shërbimi nëpër dhoma, telefoni/faksi, interneti, këndi për lojëra kompjuterike, mjeku (me pagesë)

Plazhi: Plazh i gjatë dhe i gjerë me guralecë, me rënie të pjerrtë në det. Në oborrin e gjerë të hotelit gjendet pishina, me tri rrëshqitëse të ujit (me orar të kufizuar). Në pishinë dhe plazh, shtretërit, ombrellat e diellit, mbulesat dhe peshqirët janë pa pagesë.

Dhomat: Dhomat dopio në bungalo: Dhomat e mobiluara me shije gjenden në objektet e bungallove dhe posedojnë banjë/dush/WC, tharëse të flokëve, TV/Sat, minibar, telefon me lidhje direkte, kasafortë, sistem klimatizimi për rregullim individual dhe dysheme me pllaka. Dhomat në përdhese kanë dy shtretër të ndarë dhe tarracë, ndërsa dhomat në katin e parë dhe tarracë, ndërsa dhomat në katin e parë kanë shtrat francez dhe ballkon.Dhomat dopio në ndërtesën qendrore: Me dhe pa ballkon. Dysheme me tepih, klimatizim qendror (sipas nevojës në funksion për disa orë). Përndryshe, janë të pajisura në mënyrë të njëjtë, sikur dhomat në pjesën e bungalove.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Katër terrene të tenisit, surfimi (për ata që kanë leje), kanu, qendra për fitnes, sauna, xhakuzi dhe banja turke.

Me pagesë: Bilardo, pajisjet për tenis, ndriçimi, të gjitha sportet e motorizuara ujore, të cilat në plazh i ofrojnë ndërmarrësit privatë, mesazhi dhe depilimi I trupit.

Argëtimi: Gjatë ditës animacion me lojëra dhe gara, ndërsa në mbrëmje programe të ndryshme argëtuese dhe disko.

Fëmijët: Miniklubi për fëmijët (4-12 vjeç) me përkujdesje, pishinë për fëmijë, me kërkesë edhe dado(me pagesë).

Majesty La Mer Art

Ultra All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

Vetiola Reçica

nga Vetiola Reçica

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi për gjumashët
  • Gjatë ditës, meze turke dhe ndërkombëtare
  • Brumë i mbushur (Gözleme) në tenda të nomadëve (varësisht prej motit)
  • Pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira, si dhe meze të natës
  • Pije të ndryshme të lokale alkoolike dhe joalkoolike, si dhe disa të importuara, nga ora 10:00 deri në ora 02:00, e më pas pijet shpërblehen në barin e caktuar që është i hapur
  • Minibari mbushet për çdo ditë me ujë dhe pije freskuese

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59