• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Ky do të ishte hoteli ideal për ju nëse do të donit një pushim relaksues në një ambient shumë të ëndshëm, hotel jo i madh, me mundësi të shumëta argëtimi në afërsi të qendrës së qytetit.

Pozita: Hoteli gjendet në Çamyuva, afër 5 km nga Kemeri dhe 60 km nga aeroporti i Antalisë. Deri te plazhi në pronësi të hotelit janë afër 100 m. Ndërmjet ndërtesës kryesore dhe plazhit gjendet oborri i gjelbëruar i hotelit dhe një rrugicë e vogël.

Akomodimi: Ndërtesa moderne katër-katëshe e hapur në qershor të vitit 2006, posedon gjithsej 200 dhoma dhe mysafirëve iu ofron recepcionin, 2 ashensorë, lobi me bar, restorantin kryesor, restorantin a la carte, pishinë të mbuluar, miniklub (4-12 vjec), bare të ndryshme, banjë turke, saunë, dhomë fitnesi, floktar, shitore të ndryshme.Në oborr gjendet pishina me ndarje të vecantë për fëmijë dhe një rrëshqitëse uji. Ombrellat, shtretërit, mbulesat dhe peshqirët pranë pishinës dhe në plazh, pa pagesë.

Dhomat: Dhomat të orenditura në mënyrë komfore me banjë/WC, klimatizim qendror, telefon, TV/Sat me kanal muzikor, minibar, kasafortë (me pagesë), tharëse flokësh dhe ballkon francez. Studiot përbëhen nga një dhomë e madhe por të orenditura sikur dhomat normale. Dhomat familjare janë dy dhoma me derë lidhëse dhe një banjë, përndryshe me orendi të njëjta sikur dhomat normale.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje. Mëngjesi për gjumashë. Pijet vendore alkoolike dhe joalkoolike prej 10:00 – 24:00 janë pa pagesë. Gjatë ditës snacks, pasta etj.

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Pikado, futboll tavoline, pingpong dhe fitnes.

Me pagesë: banja turke, sauna, masazhi dhe bilardo.
 
Argëtimi: Animacione të ndryshme gjatë gjithë kohës.

Asdem Beach Labada

Ultra All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
  • Ushqime të lehta nga ora 14.00-16.00
  • Kafe/çaj dhe pjekurina
  • Ushqime të lehta në mesnatë, shër­behen në restorantin kryesor
  • Pijet alkoolike dhe joalkoolike vend­ore prej orës 10.00-24.00
  • Animacione të ndryshme gjatë gjithë kohës
  • Pikado, futboll tavoline, pingpong, fitnes, banja turke, sauna, masazhi, bilardo e shumë mundësi tjera.

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59