• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Hotel ekskluziv, me një pozitë perfekte për të ofruar pushime të paharruara. Shtrihet në mes malit me pisha dhe plazhit të gjerë dhe të gjatë me rërë. Ideal për ata që dojnë të çlodhen, por edhe për ata që parapëlqejnë aktivitete gjatë pushimit.

Pozita: Hoteli shtrihet në një mal me pisha, drejtpërdrejt në plazhin me rërë dhe guralecë, në regjionin turistik Kemer Çamyuva. Qendra e Kemerit me mundësi të shumta për blerje dhe argëtim është rreth 8 km larg, kurse Çamyuva rreth 500 metra. 

Koha e transferit: rreth 85 minuta.

Akomodimi: Ky hotel elegant, dispo-non me gjithsej 351 dhoma që shpër-ndahen në një ndërtesë katëkatëshe. 

Hoteli disponon lobi me recepcion, mundësi të shumta për çlodhje, ashensorë dhe restorant me tarracë të jashtme. 2 restorante tjera A-la carte, bare, kafe, diskotekë, kënd televizioni, dyqane, floktar, qendër bukurie. Në oborrin e madh dhe të mirëmbajtur gjendet një pishinë me ujë të ëmbël dhe tarracë dielli.

Plazhi: Plazhi me rërë dhe guralecë, shtrihet përgjatë oborrit të hotelit dhe është i rregulluar për mrekulli. Ombrellat, shtretërit, mbulesat dhe peshqirët, pranë pishinës pa pagesë, kurse në plazh pjesërisht me pagesë.

Dhomat: Komfore dhe të rregulluara me mjaft shije, posedojnë banjë/WC, tharëse flokësh, telefon, kasafortë me qira, TV/Sat me kanale muzikore, lidh-
je interneti (me pagesë), minibar, klimatizim dhe pjesërisht me ballkon.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: 2 fusha tenisi (ndriçimi me pagesë), reketat e tenisit dhe topat, basketboll, volejboll, pingpong, bilardo, fitnes, surfim (me licencë), sporte të ndryshme të ujit të pamotorizuara, sauna, banja turke.

Me pagesë: Masazhi, solariumi dhe tretmanet mjekësore, kurset e tenisit, sportet ujore të motorizuara, kurse të zhytjes dhe surfimit që ofrohen në plazh nga ofertuesit vendës.

Fëmijët:  Miniklubi (4-12 vjeç) me animacion për fëmijët, është i hapur nga ora 09.00-18.00, juniorklubi me ofertë të gjerë lojërash, pishinë e veçantë për fëmijë, sheshi i lojës, bufe për fë-mijë dhe minidisko. Dado, sipas kërkesës dhe me pagesë.

Fantasia De Luxe

Ultra All Inclusive

Fantastik!

99%

rekomandimi i mysafirëve

5.0

vlerësimi i mysafirëve

Hotel fantastik në mes të malit me pisha dhe detit të kaltër.

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi për gjumashët
  • Gjatë ditës ushqime të lehta
  • Pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira, bufe mesnate
  • Sipas dëshirës suaj, 1 herë gjatë qëndrimit darkë në njërin nga resto­rantet A-la Carte
  • Pijet alkoolike dhe joalkoolike vend­ore, por edhe disa të importuara nga ora 10.00 – 02.00
  • Minibari mbushet çdo ditë me ujë, pije freskuese dhe birrë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59