• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Ky hotel familjar ndodhet vetëm 9 km nga qendra e Kemerit, i vendosur në rajonin e Goynyk, i ndërtuar në vitin 2009, përfshin një sipërfaqe prej 140.000m2.

Akomodimi: Qëndrimi në këtë hotel do bëhet shtëpija juaj e re, duke ju ofruar një pushim të paharruar në konfortin dhe luksin që ofrojnë 347 dhomat standarde.

Hoteli posedon 347 dhoma standarde, një suitë junior, 13 suita familjare, një suitë mbretërore, 3 shtëpi nën çati ose penthouse, 21 vila Monte Carlo, 15 vila Bali, 1 villë Miami, 1 villë Dubai, 1 villë Saint Trope, dhe 1 villë California. Të gjitha të disenjuara me shumë shije dhe në bazë të emrit por gjithnjë duke ofruaar luksin që se keni ndierë deri më tani.

Dhomat: Të gjitha dhomat standarde janë me pamje nga deti direkte ose te pjesëshme. Të gjitha posedojnë ballkon, kasafortë, minibar (i cili mbushet çdo ditë me lëngje, birrë dhe ujë), linjë telefonike, klimatizim qendror, banjë me dush dhe vaskë, papuqe dhe mantel trupi, LCD televizion. 

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Hoteli ofron shërbime ushqimi në formë byfeje, në restaurantin kryesor, 6 restaurante A la carte të cilat rezervohen paraprakisht dhe aty do të keni mundësi të shijoni shije të paharruara nga shefi i kuzhinës së Vogue hotelit.

Sporti dhe koha e lirë: Nëse ndiheni më energjik mund të zgjedhni sportet e larmishme që ofron ky hotel, të gjitha me instruktorë. Opsionet tuaja janë tenis, streetboll, volejboll, boccia, badminton, pingpong, pikado, aerobik dhe sporte uji. Gjithashtu hoteli posedon staf të trajnuar për animacione.

Fëmijët: Hoteli posedon miniklub perfekt për fëmijët me kino dhe dhomë të aktiviteteve, gjithashtu posedon staf animacioni për fëmijë që t’ju bëjë ditën shumë më tërheqëse, për të vegjëlit posedojnë dhe dhomë gjumi pranë miniklubit.

Avantgarde Resort

Ultra All Inclusive

Luksoz!

98%

rekomandimi i mysafirëve

4.7

vlerësimi i mysafirëve

Hotel familjar luksoz dhe komod për një pushim të paharruar.

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë byfeje, poashtu mëngjesi për gjumash 09:00 -10:00.
  • Ushqime të lehta në mes mëngjesit dhe darkës.
  • Pije vendore alkoolike dhe jo alkoolike në çdo kohë
  • Tenis, streetboll, volejboll, boccia, badminton, pingpong, pikado, aerobik dhe sporte uji
  • 6 restaurante A la carte të cilat rezervohen paraprakisht
  • Miniklub për fëmijët me kino dhe dhomë të aktiviteteve

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59