• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Pozita: Hoteli i udhëhequr nga një menaxhment profesional, shtrihet direkt në plazh. Larg Kemerit vetëm 10 km, në të cilin qytet ekzistojnë mundësi të shumta blerjesh dhe argëtimi, me lidhje të mira minibusi. 

Koha e transferit: 85 minuta.

Akomodimi: Hotel gjashtëkatësh me një arkitekturë interesante, i rinovuar së voni, përbëhet nga godina kryesore me 158 dhoma dhe dy krahë të tjerë në kopsht, secili nga 70 dhoma.

Hoteli ka një sallë pritjeje, recepcion me lobi dhe lobibar, ashensorë, resto rante me zonë për joduhanxhinj, si dhe restorante A-la carte (speciali-tete italiane dhe të peshkut), bare të ndryshme, diskotekë, internetcafe, sallë konferencash, bibliotekë, lokale, floktar, pishinë të mbyllur, tarracë dielli, hamam dhe saunë. 

Pishinë të madhe me aneks të ndarë për fëmijë dhe me rrëshqitëse uji, një klub Topolino për fëmijët prej 4-12 vjeç; animacione për fëmijë, fushë lojërash për fëmijë dhe minidisko. Sipas kërkesës, dado me pagesë. Mjeku i hotelit dhe infermierja, si dhe Rent a car.

Plazhi: Plazhi me guralecë dhe me rënie të pjerrët. Pasarelë. Ombrellat, shtretërit, mbulesat dhe peshqirët, në plazh dhe pranë pishinës, pa pagesë. Preferohen sandale për plazh.

Dhomat: Dhomat kanë hapësirë prej 34 m2, të mobiluara në mënyrë komfore. Të gjitha posedojnë banjë/WC, tharëse flokësh, TV/Sat, telefon, radio dhe pantofla banjoje. 

Një aparat për zierje uji, minibar, kasafortë, dysheme me tepih, rregullator klime (me orar të caktuar) dhe ballkon (pjesërisht me pamje të anshme në det) dhe tri dhoma për mysafirë të hendikepuar.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Mëngjesi, dreka dhe darka si bufe, mëngjes për gjumashët. Pasdite ka-fe, çaj dhe ëmbëlsira. Në mesnatë meze të lehta. Dy restorante A-la carte, me specialitete italiane dhe të peshkut (me rezervim). Të gjitha pijet freskuese dhe pijet alko-olike vendore gjatë 24 orëve. Minibari mbushet me pije freskuese dhe birrë me arritjen e mysafireve.

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Një fushë e fortë tenisi, pajisjet e tenisit, boccia, volejboll plazhi, futboll i vogël, basketboll, ping-pong, pikado, lundrim me vela (me patentë), vaterpolo dhe gjimnastikë uji, fitnes, sauna, banjë turke. Muzikë live dhe animacione të ndryshme. Me pagesë: Ndriçimi dhe kurset për tenis, parasailing, Jetski, surfimi, bilardo, masazhi, trajtimi kozmetik i trupit, si dhe programe zbukurimi. Aktivitete të ndryshme sportive në ujë dhe shkolla e zhytjes, të cilat ofrohen nga tregtarët lokalë.

Hotel Kilikya Çamyuva

Ultra All Inclusive

Komod!

90%

rekomandimi i mysafirëve

4.5

vlerësimi i mysafirëve

Hotel komod i rinovuar së voni me arkitekturë interesante.

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka si bufe, mëngjes për gjumashët. Pasdite kafe, çaj dhe ëmbëlsira. Në mesnatë meze të lehta
  • Dy restorante A-la carte, me specia­litete italiane dhe të peshkut
  • Të gjitha pijet freskuese dhe pijet alkoolike vendore gjatë 24 orëve
  • Ombrellat, shtretërit, mbulesat dhe peshqirët, në plazh dhe pranë pish­inës, pa pagesë
  • Klubi Topolino për fëmijët prej 4-12 vjeç. Animacione për fë-mijë, fushë lojërash për fëmijë dhe minidisko

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59