• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Ndjeni botën e privilegjit dhe bukurisë natyrore në çdo frymëmarrje tuajën, ndjeni ndyshimin pozitiv që në momentin e parë. Hotel i ri superekskluziv në një vend me bukuri mesdhetare, do t'ju lirojë ndjenjat tuaja për këto bukuri të rralla natyrore.

Pozita: Ky hotel ekskluziv shtrihet drejtpërdrejt në plazhin e gjërë privat me rërë dhe guralecë, hoteli është vetëm 6 km nga qendra e qytetit dhe 60 km nga aeroporti i Antalias.

Koha e transferit është: 70 minuta.

Akomodimi: Do të keni një  aventurë krejtësisht të ndryshme në përqafimin e ujit dhe pishave me dy limane të ndara.
 
Suitat: Këtu ju pret një përvojë të mahnitshme pushimi përtej imagjinatës tuaj. Të gjitha detajet në suita, jane ekskluzive  dhe tejkalojnë pritjet tuaja. Ka disa lloje të suitave: 20 suita me pamje nga kopshti 100m2, 48 suita me pamje nga toka 100m2, 60 suita me pamje nga deti 100m2. Të gjitha me ballkon, të shtruara me keramikë dhe të dizenjuara me shumë shije. Të gjitha me  minibar, linjë interneti, WC/banjo, TV/Sat, linjë telefonike.

Villat: Me opsione të ndyshme, secila me dekorimin mahnitës dhe rehati përtej pritjeve. Maxx Kemer Resort krijon një botë të veçantë dhe ekskluzivisht vetëm për ju. Maxx Laguna Villa, ka gjithsej 4 sosh, me 2 dhoma 150 m2 e shtruar me keramikë dhe mermer. Maxx Laguna Villa janë 46 të këtij lloji me 3 dhoma 150m 2. Janë edhe 3 villa me hapësirë prej 310m2. Presidential Villa është vetëm një, 450m2  që mund të pranoj deri 14 të rritur dhe një  fëmijë dhe ka 4 banjo. Royal Beach Villa, janë 12 të këtij lloji 250 m2 si dhe dy Royal Beach Villa me sipërfaqe 350m2 me 5 dhoma. 
 
Shërbimi: Maxx All Inclusive
 
Maxx Royal Kemer Resort ofron shërbim 24 orësh me ushqim dhe pije. Restoranti “Rruga” operon nga 7:00-23:00 me 2 a la carte restaurante’, bar i hapur 24 orë në ditë, Patisserie, Chocolatier, 2 snack restorante dhe restorante për fëmijë. 11 bare dhe 3 restorante për ngrënie (Turk, italian dhe ai i peshkut). Për më tepër Maxx Royal Kemer Resort ofron një shërbim të veçantë, ushqim për fëmijët dhe mysafirët me të gjitha kërkesat dietike. Restaurantet A’la Carte Azure Court; këtu do të gjeni pjatat e zgjedhura me shijen më të hollë në botë dhe performancat më të mira të artistëve me famë botërore të gjitha në një vend në Gjykatën e kaltër si quhet  në Maxx Royal Kemer Resort! Chocolatier Maxx Royal Kemer Resort fton mysafirët në barin e saj çokollatë për të shkuar në udhëtimin e ëmbël për të shijuar çokollatën e cila prodhohet special për Maxx Kemer.
 
Sporti dhe koha e lirë: E kanë menduar deri në imtësi secilin detaj të pushimit tuaj me trajner të licencuar për fitnes dieta dhe ushtrime. Kanë menduar për të gjitha sportet dhe aktivitetet ditore.
 
Fëmijët: Çdo fëmijë është një hero në këtë vend sikurse në përralla! Ofrimi i aktiviteteve të panumërta dhe argëtim pafund për të gjithë fëmijët mes moshës 1 deri 17.Maxxiland organizon per fëmijët një pushim të mahnitshëm  me aktivitete ekskluzive të dizajnuara për të luajtur dhe për të arsimuar, ku ata mund të gëzojnë kohën e tyre me fëmijët e të njëjtave moshave. Fëmijët gëzojnë çdo moment të vetëm në Maxxiland pasi ata kanë marrë pasaportat e tyre të projektuar posaçërisht nga klubi që përmbajnë informacionin e tyre personale dhe numrin e dhomës, dhe me sistemin me kamera të instaluar në të gjithë hotelin, i cili gjithashtu lejon monitorimin nga dhomat. 

Maxx Royal Resort

Maxx All Inclusive

Përrallor!

100%

rekomandimi i mysafirëve

5.0

vlerësimi i mysafirëve

Kaltrina Ademi

Do ta ndjeni botën e privilegjit dhe bukurisë natyrore në çdo frymëmarrje.

nga Kaltrina Ademi

Përparësitë tuaja

  • Mëngjes, dreka dhe darka në formë byfeje.
  • Ushqime të lehta gjatë ditës,Bufe për fëmijë
  • Pijet vendore dhe pije të importuara janë në dispozicion gjatë gjithë kohës.
  • Minibari mbusht çdo ditë.

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59