• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Pozita: Ndodhet 18 km nga qendra e qytetit, 45 km nga aeroporti i Antalias si dhe 35 km nga qendra e Antalias.

Koha e transferit: 65 minuta

Akomodimi: I shtrirë në një sipërfaqe prej 12000 m2 me gjithsej 282 dhoma. Prej tyre 241 janë dhoma standarde të cilat variojnë nga 28 m2 dhe 32 m2, 5 suita madhësia e të cilave është nga 38m2 dhe 42 m2, 14 dhoma familjare të cilat përmbajnë dy dhoma të gjumit si dhomat standarde dhe kanë një banjo të përbashkët, dy dhoma për invalidë të cilat të ngjashme me dhomat standarde. Suita presidenciale ka të aplikuar konceptin VIP. Ajo përbëhet nga një banjë me xhakuzi dhe dush, një krevat françez me madhësi të veçantë dhe dy ballkone me pamje jashtëzakonisht të bukur nga deti. Mysafirët e këtij hoteli mund të përfitojnë falas nga restaurantet a la carte dhe minibaret të cilat mbushen çdo ditë.

Dhomat: Të gjitha dhomat e këtij hoteli janë me ballkon dhe me pamje nga kopështi. Ato përfshijnë orendi moderne prej druri dhe vijnë të pajisura me WiFi pa pagesë, TV/Sat dhe një minibar. 

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Ju mund te bashkangjiteni në aktivitetet dhe animacionet e ndryshme gjatë gjithë ditës siç janë; aerobik, kurse për vallëzim dhe aktivitete tjera si futboll, ping pong, fitness, saunë, banjë turke dhe sporte te tjera.

Me pagesë: Masazhe, spa dhe shërbime bukurie, lojë me birila, biliardo, pikado, sporte motorike

Fëmijët: Mini klubi për fëmijë për të gjithë fëmijet e grup moshës 4-11 vjeçare me aktivitete dhe animacione të ndryshime për argëtim.

Imperial Sunland

Ultra All Inclusive

Komod!

95%

rekomandimi i mysafirëve

4.5

vlerësimi i mysafirëve

Vetiola Reçica

Hotel për një pushim te këndshëm familjar me aktivitete të ndryshme gjatë gjithë ditës.

nga Vetiola Reçica

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
  • Mëngjes për gjumashë, ushqime çasti, çaj, kafe dhe ëmbëlsira, supë mesnate dhe ushqime për fëmijë
  • Pijet alkoolike dhe joalkoolike të vendit, prej orës 10.00-24.00

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59