• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Në këtë pushimore të bukur e cila shtrihet në një pjesë karakteristike të plazhit, do të keni oferta për aktivitete të llojllojshme, me të cilat do të kënaqeni ju dhe ata që do të verojnë me ju.

Pozita: Objektet gjenden direkt në plazhin me rërë dhe guralecë, 10 km larg qendrës së Kemerit.

Koha e transferit: 60 minuta.

Akomodimi: Të dy objektet kanë nga një godinë kryesore, me recepcion, sef dhe lobi; restorant kryesor me terasë, restorante A-la-carte dhe shumë bare. Në oborr të Simena Holiday Village, gjendet pishina, me aneks për fëmijë, me rrëshqitëse uji. Simena Hotel posedon një pishinë me aneks të integruar për fëmijë dhe rrëshqitëse uji.

Plazhi: Plazhi është me rërë dhe guralecë, kalimi në det pjesërisht shkëmbor. Ombrellat, mbulesat dhe peshqirët, pa pagesë.

Dhomat: Dhomat e rregulluara hijshëm të Simena Holiday Vilage, që gjenden në bungallo dykatësh: posedojnë dush/WC, tharëse flokësh, aparat klime, telefon direkt, minibar, TV/Sat dhe ballkon. Në godinën katërkatëshe të Simena Hotel, dhomat janë të pajisura me banjo/WC, tharëse flokësh, rregullator klime, telefon, minibar, TV/Sat, sef, disa prej të cilave me ballkon.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Saunë, banjo turke, bilardo, volejboll plazhi, basketboll, fitnes, minigolf, kanu, boccia lundrim me pedale dhe surfim në erë.

Me pagesë: Masazhi dhe të gjitha sportet e ujit. 

Qendra e tenisit: 9 fusha. Ndriçimi dhe pajisja, me pagesë. 

Argëtimi: Gjatë ditës animacione, ndërsa në mbrëmje, shou.

Fëmijët: Miniklub prej 4-12 vjet dhe pishinë për fëmijë.

Simena Holidays

Ultra All Inclusive

I këndshëm!

90%

rekomandimi i mysafirëve

4.5

vlerësimi i mysafirëve

Do të kënaqeni me aktivitete të llojllojshme gjatë ditës dhe në mbrëmje.

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje  
  • Mëngjes për gjumashë; gjatë ditës ushqime të ndryshme të çastit si dhe snack internacionalë, akullore; pas dite kafe, çaj dhe ëmbëlsirë, në mesnatë, supë
  • Restorante A-la-carte
  • Të gjitha pijet alkoolike dhe joalkoolike të vendit
  • Minibari mbushet çdo të dytën ditë me 2 lujë  dhe 2 l pije freskuese
  • Tenis, fitnes, pikado, pingpong, futboll të vogël, volejboll plazhi, vaterpolo, aerobik, basketboll, gjimnastikë, Shuffleboard, boccia, kanu, lundrim me pedale dhe surfim
  • Prerje flokësh pranë flokëtarit

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59