Për Hotelin
Ky hotel është parajsa në ujë e pushuesve me plazhin fantastik, pishinat dhe aquaparkun. Ambeintet moderne dhe aktivitetet argëtuese e bëjnë këtë vend të përshtatshëm për çlodhje në natyrë.
Pozita: Goynyk/Kemer, 40 minuta nga Aeroporti I Antalisëe, 10 minuta nga Kemeri, i shtrirë në detin Mesdhe.
Akomodimi: Klubi permban 406 dhoma (dhoma standarde, dhoma familjare, dhomat që posedojnë dalje direkte në pishinë. Pishina kryesore është e vendosur pranë plazhit, ndërsa 3 pishinat tjera janë të vendosura në mes të villave.
Përmban restoranin kryesor e pasuruar me të gjitha llojet e ushqimeve, italian A la carte, bare të ndryshme dhe Disko. Ekipi i animatoreve çdo ditë mbanë mysafirët të argëtuar me aktivitete të ndryshme, gjatë ditës organizohen aktivitete si vaterpolo, lojra në pishinë , gjimnastike ujore dhe aerobik. Ndersa gjatë natës organizohen shfaqje të ndryshme në skenë me muzikë live .
Plazhi: Posedon plazh privat me guralecë. Ombrellat, shtretërit, mbulesat dhe peshqirët në plazhë dhe pranë pishinës janë pa pagesë.
Dhomat: Të gjitha dhomat janë të pajisura me kondicioner, tharëse flokësh, TV me satelit, wi-fi , minibar që mbushet çdo dite si dhe 24 orë shërbimi në dhomë.
Shërbimi: Ultra All inclusive
Hoteli posedon 8 restaurante të ndryshme duke përfshirë restaurantin kryesor, restaurantin me kuzhinë osmane-turke, a la karte italian, të peshkut, kinez. Snack restaurantin në pishinë, në plazh, mbi ujë. Poashtu gjatë ditës ofrohen ëmbëlsira, akullore etj.
Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Fitnessi, sauna, Banja Turke, Basketball, volejboll, minigolf.
Me pagesë: Masazha, biliardot dhe kinemaja,
Fëmijët: Në kuadër të hotelit është një Kids Mini Club i cili është në dispozicion për fëmijët prej 04-12 vjeq i mbikqyrur në formë profesionale dhe i mbushur me aktivitete që fëmijët të kenë mundësi të zënë miq nga gjithë bota.
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje mëngjesI për gjumashë, kafe, çaj, ëmbëlsira, ushqime të lehta dhe supë mesnate
- Pijet vendore alkoolike dhe joalkoolike janë të përfshira
- Sporte të ndryshme, animacione gjatë ditës dhe muzikë live në mbrëmje
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja