• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Ky hotel mahnitës është i lokalizuar në regjionin e Mesdheut, në vendin ku deti, dielli, historia dhe natura bëhen së bashku në një harmoni magjike.

Pozita: Ky kompleks ndodhet në Kemer në pjesën e quajtur Tekirova, 75 km nga Aeroporti i Antalias, hotel i cili shtihet direkt në plazhe, ndodhet 20 km nga Qendra e Kemerit.

Koha e transferit: 80 minuta.

Akomodimi: I aranzhuar me kujdes dhe i rehatshëm ky hotel ju ofron 525 dhoma, të gjitha ofrojnë akomodim të ndryshëm duke filluar nga hoteli deri tek qëndrimi në klube. Ju ofron një shtëpi larg nga shtëpia dhe afër natyrës.

Për të plotësuar të gjitha kërkesat e mysafirëve të tij, ky hotel ofron shije të ndryshme ushqimesh si ato turke dhe internacionale. Hoteli ka disa restaurante si: Pandolia restauanti turk, anchor restaurant peshku, lale restaurant, french, mexikan, mongolian, dragon, olivia, agora asticerie,trocadero dhe disa pjese ushqimi afer plazhit.

Plazhi: Hoteli shtrihet direkt në plazhin e gjerë me guralecë dhe rërë. Ombrellat, shtretërit dhe mbulesat të gjitha të perfshira. Me pagesë ditore pavionet në plazh.

Dhomat: Dhomat kanë dimensione të ndyshme varësisht nga lloji i dhomës, por të gjitha të pajisura me flat tv, Tv satelit, linjë direkte telefonike, Minibar, klimatizim qendror. Banjë me WC, tharëse flokësh, kasafortë elektronike. Në ndërtesën kryesore pothuajse të gjitha dhomat kanë shikim nga deti.

Shërbimi: Ultra All Inclusive 

Pijet alkoolike dhe joalkoolike shërbehen gjatë 24 orëve. Për të përmbushur shijet dhe dëshirat e secilit mysafir, ky hotel ju ofron të gjithëve mundësinë të gjejnë veten në mundësinë e përzgjedhjes së shumtë të llojeve të ushqimit nga disa restaurantet a la carte që posedon.

Sporti dhe koha e lirë: Në këtë hotel asnjëherë nuk do të ndi-heni i mërzitur se nuk keni si të relaksoheni apo të bëni ndonjë aktivitet nëse e dëshironi këtë gjë. Përveç një pushimi të qetë dhe të rehatshëm, këtu do të gjeni edhe një atmosferë aktive dhe argëtuese. Ofrohen trajtime për trupin dhe fytyrën tuaj. Në dispozicion keni edhe qendrën e mrekullueshme të fitesit, aquaparkun me 3 rrëshqitëse të mëdha, qendrën e zhytjes, ping-pong, pikado. Sporte të ndryshme ujore ofrohen në afërsi nga shitësit lokal. Argëtimi është prezent gjithmonë, me skeçe dhe show të ndryshëm, muzikë live, mini disko etj.

Euphoria Tekirova

Ultra All Inclusive

Mahnitës!

9.7

rekomandimi i mysafirëve

4.7

vlerësimi i mysafirëve

Pranvera Bojniku

Hotel mahnitës ku deti, dielli dhe natyra bëhen së bashku në një harmoni magjike.

nga Pranvera Bojniku

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka shërbehet në formë bufeje, mëngjes për gjumashë
  • Restaurant A la carte
  • Ne mes shujtave snack, kafe /çaj, ëmbelsira.
  • Pije alkoolike dhe joalkoolike gjate 24h
  • Fites, aquapark me 3 rrësh-qitëse të mëdha, qendër e zhytjes, pingpong, pikado
  • Show të ndryshëm, muzikë live, mini disko

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59