• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Pozita: I udhëhequr nga një menaxhment profesional, ky hotel shtrihet direkt në plazh, 8 km nga Kemeri. Mundësi të mira blerjesh dhe argëtimi në afërsi, me lidhje të mira minibusi.

Koha e transferit: 50 minuta.

Akomodimi: Objekt i klasit të parë, me gjithsej 270 dhoma, disponon recepcion me lobi elegant dhe me lobi-bar, ashensorë dhe restorant të jash-tëm, me zonë për joduhanxhinj, si dhe restorant A la carte (specialitete italiane dhe të peshkut), bare të ndrysh-me, diskotekë, internetcafe, sallë konferencash, bibliotekë, lokale, floktar, pishinë të mbyllur, tarracë dielli, ha-mam, saunë si dhe sallon zbukurimi. Në kopsht gjendet një pishinë e ma-dhe me aneks të ndarë për fëmijë dhe me rrëshqitëse uji, një klub TOPOLINO, për kalamajtë prej 4-12 vjeç, animacione për fëmijë, fushë lojërash dhe minidisko. Sipas kërkesës, dado me pagesë. Mjeku i hotelit dhe infermierja, si dhe Rent a car.

Plazhi: Plazhi është me guralecë dhe me rënie të pjerrët, ka edhe pasarelë.

Dhomat: Dhomat me një hapësirë prej 34 m², të mobiluara në mënyrë komfore. Të gjitha posedojnë banjë/WC, tharëse flokësh, TV/Sat, telefon, radio dhe pantofla banjoje. Një aparat për zierje uji, minibar, kasa-fortë, dysheme me tepih, rregullator klime (me orar të caktuar) dhe ballkon (me pamje të anshme në det). Tri dhoma për mysafirë të hendikepuar.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Dy restorante A-la carte, specialitete turke nën çadër nomade. Pije të impor-tuara alkoolike (Whiskey, Gin, Wodka) si dhe ato lokale, në njërin bar dhe pranë pishinës, non stop. Gjatë vendosjes në dhomë edhe një shportë me pemë. Minibari mbushet çdo ditë me pije. Disa herë në javë shërbehen edhe specialitete të vendeve të ndryshme: p.sh. italiane, meksikane, aziatike, turke, si dhe specialitete peshku.

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Një fushë tenisi, reketatdhe topat për tenis, pastaj boccia, volejboll plazhi, futboll i vogël, basketboll, pingpong, pikado, lundrim me vela (me patentë), vaterpolo dhe gjimnastikë uji, fitnes, vitaminbar, saunë, banjë turke dhe Whirlpool.

Me pagesë: Ndriçimi dhe kurset për tenis, parasailing, Jetski, surfimi, bilardo, lojërat elektronike, masazhi, trajtimi kozmetik i trupit, si dhe programe zbukurimi dhe Wellnes.

Kilikya Palace

Ultra All Inclusive

90%

rekomandimi i mysafirëve

4.0

vlerësimi i mysafirëve

Pranvera Bojniku

Shtrihet direkt në plazh vetëm 8 km nga Kemeri.

nga Pranvera Bojniku

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje. Mëngjes për
  • gjumashët; bufe dietale dhe bufe për fëmijë. Pasdite kafe, çaj dhe ëmbëlsira. Në mesnatë meze të lehta
  • Dy restorante A-la carte, specialitete turke nën çadër nomade
  • Pije të importuara alkoolike (Whiskey, Gin, Wodka) si dhe ato lokale, në njërin bar dhe pranë pishinës, non stop
  • Klubi Topolino për fëmijët prej 4-12 vjeç, animacione për fëmijë, fushë lojërash dhe minidisko

 

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59