• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Adresë e saktë për mysafirët të cilët e adhurojnë natyrën dhe sportin. Kjo shtëpi ju ofron një kopsht madhështor të rrethuar me pisha që bëjnë hije. Poashtu ju ofron edhe një numër të madh aktivitetesh sportive dhe mundësi të mëdha argëtimi

Pozita: I shtrirë direkt në plazhin e bukur me guralecë, 45 km larg nga Aeroporti i Antalias dhe 9 km nga Kemeri.

Koha e transferit: 55 minuta

Akomodimi: Posedon 480 dhoma të rregulluara në mënyrë rustikale, gjenden në ndërtesën kryesore 6 katëshe dhe në shtëpizat në kopsht. Recepcioni, restoranti kryesor me zonën për joduhanxhinjë, bare. Jashtë objektit, pishina e bukur. Ombrella dielli, shtretër, mbulesa, peshqirë, pa pagesë. Dyqane, butiqe, shitore, dhoma konferencash, mjeku (në orët e caktuara).

Dhomat: Të gjitha dhomat janë të orenditura me plot shije dhe kanë banjo, dush dhe WC, tharëse flokësh, klimatizim (në orë të caktuara), Sat-TV, telefon direkt, minibar si dhe ballkon. Të gjitha dhomat kanë pamje të ndryshme nga deti, nga kopshti dhe nga kodrat.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi për gjumashë, gjatë ditës meze të lehta internacionale dhe turke, kafe, çaj dhe keksa, meze të lehtë mesnate. Minibari mbushet për çdo ditë me një shishe uji. Pije alkoolike dhe joalkoolike të vendit, prej orës 10:00 deri 02:00.

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: 6 fusha të forta tenisi, squash, ping-pong, minigolf, sauna, banjo turke, aerobik dhe qendër fitnesi.

Me pagesë: Masazhi, bilardoja, lojërat kompjuterike, futbollinë tavolinë dhe pajisjet e tenisit.

Argëtimi: Zgjedhje të shumta animuese dhe programe argëtuese.

Fëmijët: Fëmijët prej 4-12 vjeç gjejnë në miniklub mundësi të mjaftueshme për t'u argëtuar (prej orës 10:00-12:00 dhe prej orës 14:00-16:00). Për t'u llastuar, ata kanë gjithashtu pishinën e ndarë për fëmijë dhe një vend argëtimi. Dado, në rast nevoje, me pagesë.

Mirada Del Mar

Ultra All Inclusive

I rehatshëm!

90%

rekomandimi i mysafirëve

4.0

vlerësimi i mysafirëve

Vetiola Reçica

Adresë e saktë për mysafirët të cilët e adhurojnë natyrën dhe sportin

nga Vetiola Reçica

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formëbufeje, mëngjes për gjumashë
  • Gjatë ditës ushqime të ndryshme të çastit; restorant A-la-carte, çaj dhe supë mesnate
  • Pijet vendore në lobi, restorant dhe në pishinë. Lëngjet e freskëta, prej ores 10:00-24:00
  • Ping-pong, sauna, fitnes, aerobik dhe banjo turke
  • Programe të lehta animuese
  • Animacione për fëmijë
  • Ombrellat, shtretërit dhe mbulesat pa pagesë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59