• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
agent login

Bagazhet e lejuara

Aviokompanitë kanë rregulla të ndryshme lidhur me bagazhet e pasagjerëve. Për t’u njohur më mirë me rregullat e aviokompanive lidhur me bagazhet e dorës apo bagazhet që dorëzohen ju lutemi kontaktoni qendrën tonë për shërbim ndaj klientit. 

Sa kohë përpara duhet të bëj regjistrimin (check-in) për fluturimin tim?

Të gjithë pasagjerët duhet të kryejnë veprimet e regjistrimit (check-in) dy orë përpara nisjes së avionit. Ju lutemi të keni kujdes pasi që ju duhet të jeni të pajisur me dokumentet e fletëhyrjes (boarding pass) të paktën 90 minuta përpara kohës së nisjes!

Deri kur më është e lejuar të udhëtoj kur jam shtatzënë?

Nëse keni një shtatzëni pa probleme, është e lejuar të udhëtoni deri në javën e 36-të të shtatzënisë. Një vërtetim nga mjeku juaj kërkohet pas javës së 29-të të shtatzënisë. Ju lutemi lexoni me kujdes rregullat e kompanive me të cilat fluturoni pasi që ato mund të kenë ndryshime!

Sa kohë më parë më duhet të aranzhoj për asistencë të veçantë udhëtimi?

Ju rekomandojmë të bëni kërkesën tuaj menjëherë kur bëhet rezervimi i biletës.
Ne do t’ju asistojmë që të përcaktoni saktësisht nevojat tuaja dhe t’jua shpjegojmë procedurat e mëtutjeshme. Ju lutemi kontaktoni qendrën tonë për shërbimin ndaj klientit në adresën e e-mailit info@kosovaairlines.com ose na telefononi në:
+381 (0)38038 220 200 
+49 (0)180 30 30 306 ose
+41 (0)44 315 59 59 

Ju informojmë që thirrjet telefonike mund të tarifohen nga operatorët telefonikë.

Prej cilës moshë fëmijët mund të udhëtojnë të pashoqëruar?

Aviokompanitë kanë rregulla të ndryshme për fëmijët që udhëtojnë të pashoqëruar nga të rriturit. Ju lutemi kontaktoni qendrën tonë për shërbimin ndaj klientit për më shumë informacion në e-mail adresën info@kosovaairlines.com

A mund ta blej biletën time me kartë krediti në zyrën tuaj në aeroport?

Po. Ju mund të blini biletën tuaj me kredit kartelë në zyrën tonë në Aeroportin e Prishtinës.

A mund ta ndryshoj datën e fluturimit?

Po. Ju mund ta ndryshoni datën e fluturimit kundrejt një pagese për ndryshimin e saj. Në bazë të biletës tuaj, përveç tarifës për ndryshimin e datës, ju mund të keni nevojë të paguani diferencën e çmimit bazë të biletës së vjetër me biletën e re që do të pajiseni.

A mund ta ndryshoj destinacionin e fluturimit?

Po. Ju mund ta ndryshoni destinacionin e fluturimit tuaj kundrejt një pagese shtesë.

A mund ta ndryshoj emrin në biletën e udhëtimit?

Jo. Pasi që bileta është proceduar, ju nuk mund të ndryshoni emrin e pasagjerit.

A mund ta anuloj biletën time?

Shumica e biletave janë të pakthyeshme. Sidoqoftë, në bazë të klasës së rezervimit, është e mundur të bëhet refundimi i pjesshëm i saj.