• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Bota e privilegjit për ju. Ndjehuni të privilegjuar qysh në momentet që hyni në këtë hotel madhështor. Ju padyshim se do të ndjeni ndryshimin që në momentin e parë.

Pozita: Ky hotel shtrihet drejtpërdrejtë në plazhin e gjerë në rërë të imët 300m të gjatë. 35 km nga aeroporti, së bashku me fushat e golfit përfshijnë hapësirën prej mbi 1 milion m2.

Koha e transferit: 30 minuta.

Akomodimi: Të gjitha dhomat në ndërtesën qendrore janë suita duke filluar nga 80m2. Hoteli posedon 445 suita, përfshirë dhe suitat në villa.

Recepsion mahnites, lobi mbretëror, 5 restaurante A-la carte, Al dente ristorente (kuzhinë italiane), Voxxie (kuzhinë nga lindja e largët), Ocean (restaurant peshku) dhe Taverna Greke (restaurant grek) dhe bueno seak house ju mirëpret. Hoteli posedon 1 restaurant qendror, 17 bare dhe 1 ëmberltore, të gjitha këto ju ofrojnë ndjenja të paharruara.

Suitat: Ekzistojnë disa lloje të suitave,të gjitha janë të pajisura me kondicionerë, telefon me linje direkte, satelit LCD TV, minibar, kasafortë, garderobë, të mbathura dhome, dush, WC, tharëse flokësh dhe banjo me xhakuzi. Suitat janë me pamje nga deti apo fushat e golfit, posedojnë një dhomë fjetjeje me pjesën për pushim. Garderobë dhe 15m2 ballkon.Suitat family terrace 100m2. Janë me pamje nga deti dhe fushat e golfit, posedojnë dy dhoma fjetjeje, me French dhe me tween shtretër, dy banjo, dhe terasë 20m2.

Suitat laguna: Të gjitha kanë pamje nga pishina, të përbëra nga dy dhoma gjumi, dy banjo dhe ballkon prej 20m2Suitat dykatëshe 135m2, kanë dy kate, me pamje nga deti, dy dhoma gjumi dhe dhomë dite, me shtretër French apo dyshe, dy banjo  dhe terasë 20m2 dhe dalje direkte në pishinën laguna. Minibari në dhoma mbushet çdo ditë.

Plazhi: Hoteli posedon plazhin privat me rërë të imët, 300m të gjatë. Poashtu posedon edhe flamurin e kaltër për plazh dhe ujë, dhe shijimin e hijes së palmave.

Shërbimi: Maxx All Inclusive

Me një restaurant qendror, 5 restorante A la carte (me pagesë) me muzikë live, 14 bare, një ëmbëltore, 4 snack restaurante, ushqimet dhe pijetjanë në dispozicion gjatë 24 orëve. Për fëmijët meny e veçantë.

Sporti dhe koha e lirë: Ky hotel ka menduar që ëndërrat tuaja t'i kthejënë realitet. Që nga sportet e motorizuara (kanu, katamaran, sërf në erë, banana, paraseling, xhetski) shkollë zhytjeje, biliardo, lojë me birila, kurs tenisi, Wellnes shërbimi, pastrim kimik, dhe internet kafe.

Argëtimi: Për fëmijët ofron botën e ëndërrave, për të rriturit program argëtues me kërcimtar profesional dhe muzikë live.

Fëmijët: Pishina për fëmijë, miniklub special, kino për fëmijë, byfe speciale për fëmijë dhe aquapark i veçantë për fëmijë me pishinë të ndarë.

Maxx Royal

Ultra All Inclusive

Spektakular!

100%

rekomandimi i mysafirëve

5.0

vlerësimi i mysafirëve

Do të ndjeheni të privilegjuar qysh në momentet që hyni në këtë hotel madhështor.

nga

Përparësitë tuaja

  • Mengjes, dreka dhe darka në formë byfeje, mëngjesi për gjumashë
  • Pasdite snack, kafe/çaj dhe ëmbëlsira, akullore, snack mesnate
  • Të gjitha pijet alkoolike dhe ato te importuara (lloje të caktuara) gjatë 24 orëve
  • Restaurantet A-la carte me rezervim
  • Tenis, minifutboll, pingpong, volejboll, aerobik, sporte të ndryshme, gjimnastikë, internet, banjë turke, saunë, masazhë, xhakuzi, fitnes etj.

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59