• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Ky është vendi ku ofrohen të gjitha që i ëndërroni për një pushim. Deti, i kaltër sikurse qielli, pafundësia e peisazheve unike, dielli i nxehtë dhe bukuritë e rralla natyrore bashkohen këtu.

Gjendet në një hapësirë të mbjellë me pisha, drejtpërdrejt në plazhin e gjatë dhe të bukur me guralecë dhe rërë të Belekut. Rreth 4 km larg Kadrijes, 40 km larg Antalisë dhe 30 km larg aeroportit. Në dispozicion përreth janë lidhjet e mira me minibusë dhe taksi. Koha e transferit: rreth 30 minuta.

Akomodimi: Ky kompleks mjaft i adhu-ruar për pushim, ofron në dispozicion 172 dhoma në bungallo dhe 225 dhoma të hotelit në ndërtesën qendrore, në ndërtesën anësore dhe në shumë njësi dy apo trikatëshe të bungallove. Recepcion dhe lobi, bare të ndryshme, restorant-bufe me tarracë, tri restorante A-la carte (me rezervim), një pishinë të madhe me një pishinë të ndarë për fëmijë, kompleks të ndarë të pishinave me tri rrëshqitëse të ujit dhe me një pishinë të ndarë për fëmijë, tarracë të diellit, saunë dhe banjë turke, pishinë të mbuluar, shërbim për larjen e rrobave, internet, amfiteatër për 700 persona.

Plazhi: Plazh i gjatë dhe i gjerë me rërë, paksa me guralecë përgjatë vijës së ujit. Ombrellat, shtretërit, peshqirët dhe mbu­le­sat janë pa pagesë, si pranë pishinës ashtu edhe në plazh.

Dhomat Standarde: Të rregulluara në mënyrë komfore dhe me shije, me banjë/dush/WC, tharëse të flokëve, kli-matizim, telefon, TV/Sat, minibar, kasa-fortë, ballkon dhe dysheme me tepih.

Shërbimi: All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë Pa pagesë: 3 fusha të tenisit, pingpong, pikado, minifutboll, volejboll dhe basketboll, aerobik, gjimnastikë, hamami dhe sauna.Me pagesë: Bilardo, TV-lojërat, pajisjet për tenis, dritat në fushën e tenisit, masazhi.

Argëtimi: Gjatë gjithë ditës animacion me lojëra të ndryshme sportive, kurse në mbrëmje programe të shumta argëtuese.

Fëmijet: Animacione të ndryshme për fëmijë, miniklubi (4-8 vjeç, 9-12 vjeç, 13-16 vjeç, në periudha të caktuara të ditës), fusha e lojës për fëmijë.

Sentido Zeynep

All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjes për gjumashët
  • Gjatë ditës meze, kafe/çaj dhe ëmbëlsira, meze të mesnatës
  • Darkë në njërin prej tre restoranteve Ala carte (me rezervim)
  • Pije të ndryshme alkoolike dhe joalkoolike, nga ora 10.00 - 24.00 në baret e hapura

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59