• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Ky hotel familjar është hapur në vitin 2014 dhe është vendi ideal për pushime me familje. I ndërtuar me një arkitekturë unike me sipërfaqe prej 50000 m2.

Pozita: Hoteli gjendet drejtpërsëdrejti në plazhin e gjerë privat, vetëm 40 km nga aeroporti i Antalias dhe 50 km nga qendra e Antalias. Koha e transferit: 40 minuta Akomodimi: ky kompleks ekskluziv i ndërtuar në sipërfaqe prej 50000 m2 në pjesën mesdhetare është i shtirë drejtpërsëdrejti në plazhin e tij privat me rërë dhe guralecë.Hoteli posedon 8 bare dhe shumë restorante, e disa prej tyre A’la carte.Mëngjesi, dreka dhe darka shërbehen në formë bufeje.

Plazhi: Direkt, privat dhe i gjerë me rërë dhe guralecë, të gjitha çadrat dhe shtretërit pa pagesë.

Dhomat: Gjithsej posedon 612 dhoma duke ju ofruar të gjithë klientëve shërbim ekskluziv, duke bërë që të gjithë klientët e tyre të jenë 100% të kënaqur me shërbimet e ofruara.
Gjithsej ka 176 dhoma familjare, 175 dhoma standarde me pamje nga qyteti, 21 dhoma standarde me pamje nga deti, 195 dhoma standarde me pamje gjysmë nga deti, 16 dhoma me terrasë dhe pamje nga deti, 16 dhoma me terrasë me gjysmë pamje nga deti, 2 junior suita, 2 suita mbretërore dhe 7 dhoma për të hendikepuar. Të gjitha dhomat janë të dizenjuara me shumë shije, me stil modern dhe plotësojnë të gjitha kërkesat e një hoteli me 5 yje. Të gjitha posedojnë klimatizim, dysheme të shtruar me laminat, TV/Sat, minibar, wc/banjo me tharëse flokësh, kasafortë e cila është me pagesë në shumicën e dhomave.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Argëtimi: Për disponimin e familjes tuaj kujdeset stafi profesional për argëtim dhe animacione. Pa pagesë: animacionet, xhakuzi, saunë, banjë turke, kino, shah etj Me pagesë: kasaforta, pingpong, biliardo, loja me birila, parashuta, masazha dhe shërbimet e bukurisë, doktori, dado, shërbimet postare, diskoteka dhe shërbimet e larjes së rrobave.

Fëmijët: Për më të vegjëlit ka menduar duke ju bërë sa më interesant qëndrimin në hotel, fëmijët mund të argëtohen në pishinën për fëmijë dhe aqua parkun për ta me animatorë profesionalë për fëmijë.

Porto Nature Luxury

Ultra All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka shërbehet në formë bufeje, mëngjes për gjumash
  • Restaurant a la karte
  • Në mes shujtave snack, kafe/çaj dhe ëmbëlsira
  • Pije alkoolike dhe joalkoolike gjatë 24 orëve
  • Posedon 8 bare të ndryshme
  • Animacione dhe programe të llojllojshme argëtuese
  • Aktivitete dhe lojëra për fëmijë

 

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59