• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Pozita: Vera Mare Resort, i hapur në vitin 2008 dhe ndodhet drejtpërsëdreti në plazhin me rërë, vetëm 45 km nga qendra e Antalyas dhe 40 km nga Aeropoti, bëhet edhe më atraktiv për familjet me fëmijë.Është pjesë e rrjetit të hoteleve Vera Hotels & Resorts, dhe shtrihet në plazhin me rërë e ujin e kristaltë të Mesdheut. Ambient mikëpritës dhe plazh privat të ndarë edhe për fëmijë, ju bën të ndiheni në shtëpinë tuaj të re, larg nga ajo që e keni.

Dhomat: Hoteli posedon gjithsej 367 dhoma, nga të cilat 74 dhoma familjare me 35m2, 289 dhoma standarde 28m2, 4 suita 54m2, të gjitha dhomat janë të disenjuara me shije dhe me dizajn modern. Të gjitha dhomat kanë klimatizim të ndarë, LCD TV, banjë me WC, kasafortë në dhomë, linjë telefonike, minibar.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Mëngjesi, dreka dhe darka shërbehen në formë bufeje. Mëngjesi për gjumashë shërbehet prej 10:00 deri në 10:30. Supë mesnate shërbehet prej 23:00 deri 00:30, ndërsa sendviçë prej 00:30 deri 07:00. Posedon disa hotele a la carte si restauranti i peshkut mesdhetar, restauranti osman, restauranti italian, restaurant fshati etj. Poashtu disa bare, si bari në lobi, bari në pishinë, snack bari, beer garten, disko bari etj. Pijet alkoolike dhe joalkoolike vendore si dhe disa të importuara, ofrohen gjatë 24 orëve.

Sporti dhe koha e lirë Pa pagesë: pishina me 3 rrëshqitëset, e përshtatshme për të rritur dhe fëmijë, pikado, pinpong, sauna, banjë turke.Me pagesë: shërbimet e bukurisë, wellnes, masazha, sportet motorike, biliardo.Mini futboll, volejboll plazhi, aktivitete dhe fitnes në ujë (pishinë). Animacione të ndryshme dhe të lloj-llojshme gjatë ditës. Show argëtues, natë turke një herë në javë, lojëra interaktive, mini disko, natë gala. Karaoke, konkurs për pirje të birrës, muzikë live 5 ditë në javë, mini klube etj.

Fëmijët: për të vegjëlit hoteli organizon animacione dhe aktivitete të ndryshme, pishina për fëmijë.

Vera Mare Resort

Ultra All Inclusive

Komod!

80%

rekomandimi i mysafirëve

3.9

vlerësimi i mysafirëve

Pranvera Bojniku

Hotel komod me shërbim Ultra All Inclusive.

nga Pranvera Bojniku

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka shërbehet në formë bufeje, mëngjes për gjumash
  • Restaurant a la karte
  • Në mes shujtave snack, kafe/çaj dhe ëmbëlsira
  • Pije alkoolike dhe joalkoolike gjatë 24 orëve

 

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59