• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Pozita: Hoteli gjendet vetëm 40 minuta larg Aeroportit të Antalias.

Akomodimi: Ky hotel i cili gjendet në brigjet e Detit Mesdhe në Bogazkent, i cili ofron 304 dhoma dhe suita me një dizajn modern, restaurantet dhe baret e të cilit ofrojnë në llojllojshmëri të ushqimeve dhe pijeve me një pamje atraktive dhe tërheqëse. Pijet alkoolike dhe joalkoolike vendore janë në shërbim gjatë 24 orëve, dhe mund t'i gjeni në disa lloje të restoranteve që gjenden në këtë hotel si: Marca Main Restaurant, Vista Restaurant, Waves Snack Restaurant, Terra International Restaurant, Pomodoro Italian Restaurant, Lemon Flowers Cafe and Patisserie, Carisma Lobby Bar, Splash Pool Bar, Sense Disco Bar, Vitamin Bar. Restaurantet A-la Carte mund t'i shfrytëzoni një herë gjatë qendrimit dhe me rezervim paraprak.Në oborrin e bukur gjendet një kompleks pishinash për femijë dhe të rritur dhe me disa rrëshqitese uji. Poashtu pishina të jashtme dhe brendshme, animacione gjatë tërë ditës, mini klube për fëmijë, lojë me birila, biliardo, fitnes si dhe shfaqje interesante çdo natë.

Plazhi: Ka plazh të bukur me rërë dhe guralecë shumë tërheqës dhe gjendet shumë pranë hotelit. Shtretërit, ombrellat dhe peshqirët i ofron pa pagesë.

Dhomat: Sherwood Dream ofron tri lloje të dhomave të cilat janë: standarde, familjare dhe deluxe. Të gjitha janë të mobiluara në mënyrë unike dhe me veçori në vete, me dysheme prej druri dhe posedojnë ballkon, banjo, TV, klimatizim, telefon, minibar, tharëse flokësh, kasafortë, internet dhe 24 orë shërbim.


Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë: Gjatë kohës së pushimit mysafirët mund të shfrytëzojne fitnesin, lojën me birila, biliardo, një fushë tenisi, këndin për fëmijë, një dhomë televizioni për fëmijë, not, gjimnastikë, cirku dhe shfaqje gjatë mbrëmjes. Argëtimi: Animacione të ndryshme dhe programe gjatë mbrëmjes.

Fëmijët: Pishinë e ndarë për fëmijë me disa rrëshqitëse uji, kënd lojërash, minidisko, cirku dhe shumë animacione gjatë ditës dhe mbrëmjes vetëm për kënaqësinë e tyre.

Sherwood Dreams

Ultra All Inclusive

Fenomenal!

92%

rekomandimi i mysafirëve

4.5

vlerësimi i mysafirëve

Pranvera Bojniku

Restaurantet e shumta ofrojnë në llojllojshmëri të ushqimeve dhe pijeve.

nga Pranvera Bojniku

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje; mëngjesi për gjumashët
  • 6 restorante A-la carte
  • Fitnes, lojë me birila, biliardo, një fushë tenisi
  • Pishinë e ndarë për fëmijë me disa rrëshqitëse uji, kënd lojërash, minidisko
  • Shtretërit, ombrellat dhe peshqirët i ofron pa pagesë.

 

 

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59