• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Një kompleks i ri me oferta të shumta. Argëtohuni me animacionet e larmishme, shfrytëzoni mundësitë e shumta sportive dhe do të përjetoni një pushim të paharruar si për ju ashtu edhe për familjen tuaj.

Pozita: Një hotel komfor i cili shtrihet përgjatë plazhit në vendin e qetë turistik Bogazkent, rreth 20 km larg Belekut dhe 45 km larg aeroportit të Antalisë.

Koha e transferit: rreth 50 minuta.

Akomodimi: I hapur gjatë vitit 2007, përbëhet nga 4 godina pesëkatëshe me gjithsej 372 dhoma. Secila godinë është e pajisur me ashensor. Kompleksi disponon me lobi dhe recepcion, restorant kryesor me ndarje për joduhanxhinjë dhe tarracë, 3 restorante A-la carte, bare të ndryshme dhe „Cafe Turca“. Diskotekë, floktar, dyqane të ndryshme, internet-cafe, kino, salla konferencash, qendër bukurie, pishinë e mbuluar, shërbim rrobalarës dhe mjek. Në oborrin e madh, të gjelbëruar dhe të mbajtur me mjaft shije, gjenden 3 pishina, njëra me rrëshqitëse uji dhe njëra me whirlpool.

Plazhi: Plazhi i gjerë dhe i gjatë me rërë të imtë, shtrihet përgjatë oborrit të gjelbëruar të kompleksit. Plazh impozant me gjerësi 50m dhe gjatësi mbi 100m. Ombrellat e diellit, shtretërit, mbulesat dhe peshqirët, pa pagesë. Në dispozicion është edhe një bar plazhi.

Dhomat: Të orenditura në mënyrë moderne dhe mjaft komfore. Posedojnë banjë/WC, tharëse flokësh, telefon direkt, klimatizim qendror, minibar, TV/Sat me kanale muzikore, kasafortë me qira, dysheme tepihu dhe ballkon.

Shërbimi: Ultimate All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë  Pa pagesë: 2 fusha të forta të tenisit, sale fitnesi, pingpong, volejboll plazhi, aerobik, gjimnastikë, minifutboll, basketboll, pikado, minigolf, barkë me pedale, kanu dhe surfim në erë (me licencë). Me pagesë: Dritat dhe pajisjet për tenis, bilardo, lojë me birila dhe sporte të ndryshme ujore që ofrohen nga shitësit e shumtë në plazh.

Fëmijët: Fëmijët do të kënaqen me miniklubin (4-12vjeç), në sezonë edhe juniorklubi (13-16 vjeç). Pishina për fëmijë me rrëshqitëse uji, shesh lojërash për fëmijë.

Hotel Crystal Family

Ultra All Inclusive

I rehatshëm!

83%

rekomandimi i mysafirëve

4.0

vlerësimi i mysafirëve

Pranvera Bojniku

I rehatshëm për një pushim me familje.

nga Pranvera Bojniku

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi për gjumashët 
  • Pasdite ushqime të lehta, kafe/çaj dhe ëmbëlsira, supë mesnate
  • Akullore në orë të caktuara
  • Darkë në restorantet A-la carte (rezervimi i domosdoshëm, 1 herë gjatë qëndrimit)
  • Pijet alkoolike dhe joalkoolike vendore varësisht nga orari i bareve (njëri punon 24 orë)
  • Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese
  • Disa pije të importuara deri në ora 01.00 pas mesnate
  • Me pagesë: lëngjet e shtrydhura freskëtdhe disa pije të importuara

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59