Për Hotelin
Ky hotel i hapur në pranverën e vitit 2014, me krenari mban emrin Titanic Deluxe, i shtrirë në një sipërfaqe prej 200.000 m2
me pamje mahnitëse drejt Detit Mesdhe, dhe i rrethuar me pyllin me pisha
Pozita: Ndodhet rreth 6 km nga Belek.Koha e transferit: 45 minuta.
Akomodimi: I shtrirë në një sipërfaqe prej 200,000 m2 me gjithsje 750 dhoma të shpërndara në ndërtesën kryesore 6 katëshe dhe disa villa. Ju do të keni në dispozicion hollin mahnitës me recepcion, lobi barin, liftin, këndin e internetit dhe wireless (me pagesë), dhomën e TV, restaurantin kryesor, 5 restaurantë A la carte, disa bare, dyqane dhe floktar. Jashtë hotelit do gjeni tri pishina dhe aqua parkun me rrëshqitëse uji. Ombrellat e diellit, shtretërit për rrezitje, dhe peshqirët në pishinë dhe plazhe ofrohen falas.
Dhomat: Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjë/WC me dush, tharëse flokësh, minibar, klimatizim, kasafortë, TV/Sat, internet (me pagesë), telefon dhe ballkon.
Shërbimi: Ultra All Inclusive
Mëngjesi, dreka dhe darka shërbehen në formë bufeje, mëngjesi për gjumashë. Në mëngjes shërbehet lëng i freskët, i shtrydhur portokalli. Pijet vendore alkoolike dhe joalkoolike shërbehen gjatë tërë ditës nëpër të gjitha baret. Në mesditë snacks, çaj/kafe dhe ëmbëlsira.
Njëherë gjatë qëndrimit tuaj mund të shfrytëzoni njërin nga restaurantet A la Carte. Kur mbërrini do gjeni minibarin e mbushur me pije freskuese, birrë, qumësht dhe snacks.
Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Ping pong, basketboll, volejboll plazhi, gjuajtje me hark, anije me pedale, waterpolo, fitness, aerobic. Me pagesë: Biçikleta me qera, bilardo dhe sportet ujore që ofrohen nga shitësit lokal në plazh.Hoteli posedon spa dhe wellness qendrën prej 12 mijë m2 me saunë, banjë turke dhe masazhe të ndryshme. Programe animuese gjatë ditës dhe në mbrëmje.
Fëmijet: Pishinë e ndarë për fëmijët, këndi i lojërave, argëtim dhe animacione të ndryshme për ta, miniklubi (4-17 vjeç).
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
- Meze të ndyshme, kafe/çaj dhe ëmbëlsira, meze mesnate
- Restaurante A la carte, me specialitete turke, aziatike dhe të peshkut
- Pije alkoolike dhe joalkoolike të vendit dhe disa të importuara gjatë 24 orëve
- Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese
- Tenis, pingpong, basketboll, vojelboll, futboll i vogël, qendër fitnesi
- Aerobik, banjë turke dhe sporte të ndyshme motorike me pagesë
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja